E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Maqedonia e Veriut me masa të reja kundër koron*virusit

Maqedonia e Veriut do të ketë masa të reja anti-covid.

Vendimi i qeverisë i marrë ditën e djeshme, parashikon që të gjitha lokalet dhe restorantet të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik ta reduktojë në 50% kapacitetin e pasagjerëve, ndërsa institucionet shtetërore dhe publike duhet ta organizojnë punën e tyre me turne apo të praktikojnë punën nga shtëpia.

Qeveria ka lënë në fuqi edhe masën për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa praninë e tifozëve, shkruan Alsat.

Ndërkohë, ende nuk ka marrëveshje mes partive për masat e tjera që lidhen me mbajtjen e maskës në mjedise të hapura, ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, si dhe ndalimin e vizitave të më shumë personave nëpër familje.

Këto masa nuk mund të miratohen pa mbështetjen e opozitës, meqë shumica parlamentare nuk i ka votat e mjaftueshme.

Partia kryesore e opozitës VMRO DPMNE thotë se qëndrimin e saj do ta zbulojë pas shqyrtimit të masave dhe vlerësimit të nevojës për miratimin e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...