Deklarata e kryeministrit Rama lidhur me drogën, ka shkaktuar në sërë reagimesh nga radhët e PD-së, por edhe të LSI-së.
Sigurisht, siç është në modë së fundmi, këto reagime janë bërë me anë të postimeve në Facebook.
Deputeti Paloka ka krahasuar kryeministrin me këngëtarin Sinan Hoxha. Ai shkruan se Rama po i kalon të gjitha nivelet e talljes, duke përdorur gazetarët, si Sinani balerinat për të realizuar videoklipet e tij.
Ndërkohë, Petrit Vasili shkruan se kryeministri jo vetëm mashtron për drogën, por inkurajon kriminalitetin që policia të jetë pjesë e kësaj situate të rëndë.