Ministria e Arsimit ka nisur shpërndarjen falas të teksteve për fëmijët e komunitetit egjiptian në Durrës.
Artjan Lllana, përfaqësues i komunitetit egjiptian, tha se është ngritur një grup pune për verifikimin e fëmijëve të këtij komuniteti, por ai nuk e di sa fëmijë janë analfabetë nga komuniteti egjiptian, që nuk kanë shkuar asnjë ditë të vetme në shkollë.
Pashke Marku, drejtoreshë e shkollës nëntëvjeçare në Kënetë tha se kërkesat për libra falas janë të mëdha, por numri është kufizuar nga Ministria e Arsimit.
Vetëm 60 nga rreth 900 nxënës që ka kjo shkollë do ju rimbursohen librat sipas kategorive të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, raporton BalkanËeb.
Edhe kategoritë përfituese duhet t’i blejnë librat me para në dorë dhe në një kohë të dytë t’u bëhet rimbursimi. Çështja qëndron se këto familje nuk kanë para në dorë, ndërsa kërkesat janë shumë më të mëdha.