Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Deklarata e “papritur” e Shahinit: Do e çojmë në 8 notën mesatare për degën e…

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Deklarata e “papritur” e Shahinit: Do e çojmë në 8 notën mesatare për degën e…

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se nota mesatare për degën e Mësuesisë do të shkojë në 8, ndërsa tha më tej se Universiteti i Mjekësisë ka vendosur një notë mesatare akoma më të lartë.

Sipas Shahinit, duhet t’i jepet një fuqizim edhe arsimit profesional për të kontribuar në tregun e punës.

“Më herët mësuesit dilnin nga universitete si Kristali dhe Vitrinat. Ndërsa kur erdhi PS po ndryshohen standardet pasi arsimtarët duhet të jenë me rezultate të larta dhe të kualifikuar. Qëllimi për përcaktimin e notës mesat are për pranimin në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve është mbështetje e strategjive në funksion të përmirësimit të shërbimit të arsimit të lartë dhe mbështetja e arsimit profesional. Duhet t’i jepet një fuqizim edhe arsimit profesional për të kontribuar në tregun e punës. Cilësia e mësuesve është thembra e Akilit. Një pjesë e mësuesve, këtë e ka thënë edhe Lindita Nikolla nuk janë në nivelin e duhur.

Ligji i arsimit të Lartë të vitit 2015 i jep këshillit të ministrave tagrin për përcaktimin e një note mesatare. Do e çojmë në 8 notën mesatare për degën e Mësuesisë.

Universiteti i Mjekësisë ka vendosur të shkojë përtej vendimit tonë duke vendosur edhe një notë akoma më të lartë mesatare. Kam biseduar me shumë maturantë. I kam njoftuar për vendimin që do merret. Kemi pasur edhe kritika. Miratimi ka qenë nga ata pedagogë që kërkojnë një selektim, ndërsa kritikë kanë qenë ata që mendojnë se do zvogëlohet numri i nxënësve për lëndën e tyre”, tha Shahini.

Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon sot seancën e fundit parlamentar për këtë sezon, ku po mbahet një interpelancë e thirrur me ministren Besa Shahini.

Tags: 8besa shahinikuvendmesuesinota mesatareUniversiteti i Mjekësisë

TË LIDHURA

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër
Aktualitet

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

11:44 | 26/03/2026
Rama për“Le Point”:Do të blejmë sisteme mbrojtëse, Shqipëria nuk ka një qëndrim të unifikuar tëBE-së
Aktualitet

Rama për“Le Point”:Do të blejmë sisteme mbrojtëse, Shqipëria nuk ka një qëndrim të unifikuar tëBE-së

09:13 | 26/03/2026
Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura
Aktualitet

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura

08:50 | 26/03/2026
Next Post
Tensione mes socialistëve, Ruçi rrëzon kërkesën e Beqajt: Nise denoncimin nga unë

Tensione mes socialistëve, Ruçi rrëzon kërkesën e Beqajt: Nise denoncimin nga unë

“Fitore e merituar”, Meta uron skuadrën e Celtic

“Fitore e merituar”, Meta uron skuadrën e Celtic

Meta bën propozimin e papritur për zgjidhjen e krizës: Në 13 tetor do kemi 2 palë zgjedhje

"S'duhet të humbasin asnjë sekondë", Meta: Gati të negocioj me Ramën për 13 tetorin







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Fat të mbarë, bëni histori sonte!
Showbizz

Rita Ora mbështet Kosovën dhe Shqipërinë: Fat të mbarë, bëni histori sonte!

by mirseda
12:03 | 26/03/2026
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen e saj për Kosovën dhe Shqipërinë përmes...

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

11:44 | 26/03/2026
Moti i keq në Vlorë/ Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindis

Moti i keq në Vlorë/ Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindis

11:41 | 26/03/2026
“Irani gënjen”, Trump: Kanë frikë t’i pranojnë bisedimet, druhen se i vret populli i tyre

“Irani gënjen”, Trump: Kanë frikë t’i pranojnë bisedimet, druhen se i vret populli i tyre

10:44 | 26/03/2026
Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së Bardhë shkaktojnë konfuzion, spekulime edhe rreth…

Dy video misterioze në llogaritë e Shtëpisë së Bardhë shkaktojnë konfuzion, spekulime edhe rreth…

10:01 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com