Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Dedja: Konsolidimi i shtetit ligjor, në thelb të negociatave

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dedja: Konsolidimi i shtetit ligjor, në thelb të negociatave

Zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Sokol Dedja, në një intervistë ekskluzive për DW flet për zhbllokimin e hapjes së negociatave të pranimit në BE si edhe aspektet kryesore në metodologjinë e re të zgjerimit të BE.

Deutsche Welle: Z. Zëvendësministër Dedja, çfarë po bëhet për zhbllokimin e hapjes së negociatave të pranimit në BE?

Sokol Dedja: Ka një rritje të përpjekjeve për të dalë nga bllokimi, nga ngërçi, ku hyri procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, (BE) me mosmarrjen e vendimit në tetorin e kaluar, gjë që ndodhi, jo për shkak të mungesës së arritjeve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, (MV). Bllokimi erdhi nga nevoja për të ndryshuar metodologjinë e zhvillimit të negociatave të anëtarësimit dhe përmirësuar në tërësi funksionimin e BE. Pritet që konferenca për të ardhmen e BE të zhvillohet gjatë vitit 2020-2021 dhe të diskutohen ide për reformimin e tij. Por hapja e rrugës për fillimin e negociatave për të dyja vendet është ndryshimi i metodologjisë së zgjerimit.

Në fund të këtij muaji, pritet që Komisioni Europian të propozojë metodologjinë e re të zgjerimit të BE. Çfarë propozimesh ka? A ka elementë të përbashkët mes tyre si bazë e kompromisit të pritshëm?

Sokol Dedja: Krahas propozimit të Francës është edhe propozimi i 9 vendeve anëtare të BE. Të dyja këto propozime kanë elemente të përbashkëta, por edhe të ndryshme. E përbashkëta kryesore është që nuk vihet në diskutim perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor,(BP) nga asnjë vend anëtar anëtar i BE. Elementi i dytë i përbashkët është që procesi i negociatave do të jetë detyrimisht i gjatë, pasi është një proces transformimi rrënjësor i funksionimit të shtetit, administratës publike, tregut dhe mentalitetit të shoqërisë. Prandaj në dy propozimet zë vend çështja e ruajtjes së motivimit të shoqërive gjatë këtij procesi përmes përfitimeve gjatë tij , sidomos për qytetarët. Deri tani diskutimi është përqëndruar në përfitimet financiare, në rritjen e mbështetjes financiare përmes Instrumentit të para Aderimit (Instrument for Pre-Accession Assistance, IPA). Si koordinator kombëtar i këtij instruimenti mund t’iu them që në 7 vitet e fundit, mbështetja financiare për Shqipërinë ka qenë rreth 650 milion Euro. Me metodologjinë e deritanishme ka qenë planifikuar që në 7 vitet e ardhshme të kishte një rritje, në total prej 13 përqind për gjithë rajonin e BP. Por edhe me metodologjinë e re  të zgjerimit do të ketë rritje të mbështetjes financiare, të  kushtëzuar me arritje. Mbështetja financiare bëhet nxitëse për reforma, për transformim dhe është boshti kryesor lidhur me forcimin e përfitimeve të ndërmjetme. Diskutohet që Shqipëria dhe MV të marrin pjesë në takime formale, institucionale jo vetëm informale, si deri më tani, dhe të bëhen pjesë e vendimeve të BE, edhe pse pa të drejtë vote.

Cilat janë ndryshimet në dy propozimet lidhur me ecurinë në kohë të negociatave?

Sokol Dedja: Propozimi i Francës është që negociatat e pranimit të përmbledhin një sekuencë prej 7 fushash, njëra pas tjetrës, pra më gjerë se kapitujt, siç ka qënë me metodologjineë e deritanishme të zgjerimit. Kurse propozimi tjetër, ai i 9 vendeve anëtare të BE, nuk është dakort për sekuenca të njëpasnjëshme, por për sekuenca paralele. Mbetet për t’u parë sesi do ta trajtojë KE në propozimin e tij në fund të këtij muaji. Por këmbëngul që e rëndësishme është ajo që Presidenti francez Macron ka deklaruar në fillim të këtij muaji: nëse ndryshon metodologjia e negociatave të pranimit në BE, Franca është gati për një vendim pozitiv, Ajo që pritet është arritja e një kompromisi mes vendeve anëtare të BE dhe miratimi unanim i metodologjisë së propozuar nga KE.

Cili është skenari më optimist për të hapjen e negociatave këtë pranverë?

Sokol Dedja: Skenari më optimist është që vendet anëtare të miratojnë propozimin e KE para mbledhjes së Këshillit Europian të Marsit, që vendimi të merret në Mars. Kjo do të varet nga miratimi në mënyrë unanime nga vendet anëtare i metodologjisë së re për negociatat e anëtarësimit, të propozuar nga KE në fund të këtij muaji. Në rast se kjo nuk do të ndodhë në Mars, data tjetër është mbledhja e Këshillit Europian në Maj. Ngjarje tjetër e rëndësishme është Samiti i Zagrebit, BE – BP, po në Maj, ku në kuadrin e përgatitjeve për këtë samit, në Prill, KE do të propozojë strategjinë e zgjerimit në përgjithësi.

Cilat pritet të jenë elementët kryesorë të kësaj strategjie?

Sokol Dedja: Janë tre: forcimi i bashkëpunimit ekonomik, i mbështetjes financiare për transformimin e dy vendeve  dhe forcimi i kushtëzimit, një element që është i mirëpritur nga ne, përderisa procesi i integrimit europian, i hapjes së negociatave të anëtarësimit është për ne një proces transformimi. Gjithë thelbi i procesit është përmirëesimi i jetës së qytetarëve në Shqipëri dhe MV përmes procesit të integrimit.

Si po përgatitet Shqipëria për po- në potenciale?

Sokol Dedja: Ajo që pritet nga metodologjia e re është dhënia e një rëndësie më të madhe konsolidimit të shtetit ligjor. Dhe kjo arrihet përmes thellimit të reformës së gjyqësorit , rezultateve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prandaj për Shqipërinë rëndësi thelbësore ka vijimi i  reformave, sidomos i atyre që lidhen me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne duhet të thellojmë arritjet në këto 3 fusha kyçe për hapjen e negociatave. Në përgjigje të pyetjes tuaj, Shqipëria po punon për një paketë ligjore në konsultim me BE dhe SHBA që synon thellimin e goditjes ndaj krimit të organizuar, gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, përmirësimin në sekuestrimin e pasurive të krijuara nga krimi i organizuar. /DW

Zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Sokol Dedja është edhe koordinator kombëtar për IPA, (Instrument for Pre-Accession Assistance)

 

Tags: negociatatshqiperiasokol dedja

TË LIDHURA

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur
Politikë

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

21:06 | 13/10/2025
Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së
Politikë

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

20:39 | 13/10/2025
Next Post
Tronditet Vlora, dëgjohen të shtëna

Tronditet Vlora, dëgjohen të shtëna

Lëvizja e radhës/ Deputeti i larguar nga PS bashkohet me LSI

Lëvizja e radhës/ Deputeti i larguar nga PS bashkohet me LSI

“Më vranë”, policia gjen Porsche-n dhe 3 gëzhoja (VIDEO)

"Më vranë", policia gjen Porsche-n dhe 3 gëzhoja (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

by mirseda
22:44 | 13/10/2025
0

Përdorimi i telefonit gjatë natës, në errësirë totale, mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e syve...

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

22:22 | 13/10/2025
G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

21:58 | 13/10/2025
U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

21:51 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com