Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Debati për draftet/ Shkëlqim Hajdari: Po bëhet një Reformë Zgjedhore minimale

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant

Konstitucionalisti, Shkëlqim Hajdari ka komentuar situatën aktuale politike në vend dhe mbledhjen e zhvilluar nga Komisioni i Ligjeve.

Në një intervistë për News24, Hajdari tha se në fund të mbledhjes u ra dakord që të të diskutohen të gjitha draftet dhe të integrohen ndryshimet mes tyre.

Më tej, Hajdari u shpreh se kjo që po bëhet nga palët politike nuk është ndonjë reformë e madhe, duke e cilësuar reformën zgjedhore si minimale.

“Në përfundim të diskutimeve të sotme u ra dakord që të treja draftet, qoftë ai i mazhorancës, qoftë ai i propozuar nga Murrizi dhe drafti i propozuar nga Patozi të diskutohen. Pra u ndërpre mbledhja dhe u ra dakord që të diskutohen dhe të gjithë ndryshimet të integrohen tek njëri-tjetri, për ato që bihet dakord dhe për ato që jo. Domethënë, nesër do të vazhdojë diskutimi.

Sot u ra dakord që të shkrihen të gjithë draftet e propozuara. Unë shpresoj që do të bëjnë pjesë të diskutimeve edhe draftin që ka dërguar Partia Demokratike. Edhe nesër do të merren nen për nen në mënyrë që nëpërmjet asaj që të shkohet në Parlament, të shkohet me një draft. Shpresoj që të paktën mazhoranca me opozitën parlamentare, por edhe me PD-në të bien dakord.

Me thënë të drejtën, këta nuk po bëjnë ndonjë reformë të madhe. Kjo është një reformë minimale demokratike. Sa i përket pragut, sigurisht që do të bien dakord. Nuk është ndonjë gjë e madhe, se është pa sens. Ndërkohë që listat do të hapen në atë formë siç me të drejtë tashmë e kërkon jo vetëm opozita parlamentare, por edhe opozita zyrtare joparlamentare, Partia Demokratike. Domethënë listat duhet të jenë të hapura 100% dhe në Parlament të shkojnë ata deputetë që i zgjedh populli me votë”, tha ai.

Konstitucionalisti shpjegoi edhe një herë se çfarë janë listat e hapura dhe ku ndryshojnë propozimet e palëve politike lidhur me këtë çështje.

“Me sqarimet që janë bërë ditët e fundit dhe me qëndrimet tashmë të konsoliduara, opozita parlamentare dhe ajo joparlamentare kërkojnë lista 100% të hapura. Në kuptimin që: Deputetët rreshtohen në një listë sipas qarkut dhe mbi bazën e votave që grumbullon partia ose subjekti politik, me numrin e mandateve ndahen sipas votave që ka marrë secili. Kjo është formula për publikun, pa hyrë në teknikalitete. Ndërkohë që, mazhoranca mbron listën që është e hapur teorikisht por që praktikisht funksionon me dy ekipe: ekipi A, i cili është nga mesi e sipër dhe ekipi B, që duhet të mundë ekipin A me votë dhe të marrë një ose dy vota më tepër se ç’është mesatarja e prodhimit të votës për secilin subjekt politik. Unë mendoj që asnjë parti politike nuk është i interesuar t’i shkatërrojë zgjedhjet, aq më shumë mazhoranca që është në pushtet. Është minimumi që të paktën listat të bëhen siç i kërkon opozita në Parlament dhe tashmë edhe opozita jashtë parlamentit”, shtoi ai.

Tags: listat e hapuraminimalistereformeShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Tiranë, 4 të arrestuar, sekuestrohen 7 armë zjarri dhe municion luftarak

14:47 | 10/06/2026
Aktualitet

U përfshi në një sherr në lokal në Velipojë ku pati të shtëna me armë, arrestohet i riu në kërkim

14:31 | 10/06/2026
Aktualitet

Berisha: Rama të largohet nga pushteti, dënoj ofendimet e tij ndaj protestuesve

14:23 | 10/06/2026
Next Post

Akademiku Fuga: Lidershipët politikë nuk i duan listat e hapura, kanë tmerr

Shkenctarët zbulojnë “trupa ujorë” në planetin Mars

Kodi i ri zgjedhor nuk miratohet më 1 tetor në Kuvend







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Tiranë, 4 të arrestuar, sekuestrohen 7 armë zjarri dhe municion luftarak

by mirseda
14:47 | 10/06/2026
0

📍Tiranë/Pamje të tjera gjatë operacionit të koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste armë...

U përfshi në një sherr në lokal në Velipojë ku pati të shtëna me armë, arrestohet i riu në kërkim

14:31 | 10/06/2026

Berisha: Rama të largohet nga pushteti, dënoj ofendimet e tij ndaj protestuesve

14:23 | 10/06/2026

Qeveria akordon shpërblim financiar për familjen e Enea Mekollit dhe efektivit që u plagos

13:58 | 10/06/2026

Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro! Trafikim i armëve, kush janë personat e arrestuar

13:52 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com