Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Debatet ballë për ballë si detyrim dhe respekt ndaj zgjedhësve

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Shtëpia e Bardhë” e bardhë

Nga: Preç Zogaj

Këtë të mërkurë, në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, u mbajt  debati i parë  tradicional mes Presidentit  Donald  Tramp që garon për një mandat të dytë dhe sfidantit të tij demokrat, Joe Biden, ish senator dhe ish zëvendës president  gjatë dy mandateve të  Presidetit Barak Obama.

Siç pritej, ky debat mbajti të mbërthyer para ekraneve, radiove dhe rrjeteve sociale  qindra milion njerëz në SHBA dhe anembanë botës, zgjedhës amerikanë që do të vendosin kush do t’i qeverisë gjatë katër viteve të ardhshme dhe qytetarë të vendeve të tjera në të pesë kontinentet që janë të interesuar për fatin e zgjedhjeve më të rëndësishme të planetit.

Sepse SHBA, për shkak të  supremacisë si fuqi e madhe demokratike, kanë vazhduar e  vazhdojnë ta qeverisin botën, siç thoshte Xhorxh Bush i Riu, në kuptimin që  të përcaktojnë trendin e zhvillimeve botërore dhe të jenë  forca numër një e paqes dhe sigurisë në botë. Me fjalë të tjera, t’u ofrojnë qeverisje të tërthortë  edhe atyre që nuk  janë zgjedhës amerikanë.

Debati i parë  Tramp-Biden pritej me interes të shtuar edhe për shkak të simbolikave politike që mbartin dy rivalët:  Presidenti Tramp  bartës i atipikes në kontekstin  amerikan dhe botëror,  sfidanti  Biden bartës i vazhdimësisë së  shartuar me risitë që sjellin kohërat e reja.   Ndërkaq, vetë plateja  elektorale  ka qenë më  inkandeshente kësaj radhe për shkak të temave shumë të ndjeshme të aktualitetit, ku rivalet  kanë qëndruar e  qëndrojnë  në dy skajet e litarit. Siç janë  menaxhimi i Covid 19 dhe përplasjet e trazirat që  shpërthyen  pas  vrasjes  nga policia të afro amerikanit Gerge Floyd. Përballë këtyre ngjarjeve, presidenti Tramp i ka mëshuar sloganit Ligj dhe Rregull, kurse  Biden  principit të  Drejtësisë.

Temat në fjalë u trajtuan në debatin e parë. Natyrisht, nuk ishin të vetmet.  Pikëpamja më e përhapur e analistëve politikë ishte ajo që  vuri  në dukje radioja “Zëri i Amerikës ” në komentin e saj ku thuhej se  “temat e debatit  u lanë në hije nga përplasjet  e vazhdueshme, që në një farë mënyre i shkojnë për shtat një fushate jashtëzakonisht të ashpër”. Kjo bëri që debati të mos vlerësohej si  ndër të mirët,  madje pati edhe vlerësime negative. Demokracia amerikane është një potpuri opinionesh të lira, ndaj nuk ka asgjë për tu çuditur kur një analist e vlerësoi edhe si më të keqin ndonjëherë në historinë moderne të politikës amerikane, ndërsa një tjetër propozoi që dy debatet e tjerë në program  më mirë të mos zhvillohen.

Nuk është e qartë cili do të jetë fati i dy debateve të tjera  pas infektimit të Presidentit Tramp me Covid 19 dhe karantinimit të tij  për ketë shkak duke filluar nga dita e djeshme. Pra a do t’i premtojë  koha  dhe a do të lejohen nga stafet mjekësore ti zhvillojë këto debate,  që në traditën amerikanë janë një normë. Sidoqë të jetë, me debate apo jo, në vijim të fushatës rivalët do të shfaqin  pikëpamjet  dhe  programet e tyre për politikën e jashtme amerikane, një temë që u intereson më së shumti  shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e  Veriut, Mal të Zi dhe kudo ku jetojnë. Përtej  parapëlqimeve  për njërin e tjetrin kandidat,  që kur është fjala për njerëz që nuk votojnë  janë njëlloj sporti politik, ajo që  bashkon apo duhet të bashkojë shqiptarët përkundrejt garës për Shtëpinë  e Bardhë është një politikë  e jashtme aktive dhe misionare e SHBA në mbështetje të  demokracisë, paqes dhe zhvillimit në botë.

Kjo ka qenë dhe është mirë  për ne, qoftë kur Presidenti ka qenë republikan, qoftë kur ka qenë demokrat. E njëjta gjë me Tramp dhe Biden, njëri prej të cilëve do të fitojë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Disa ngjarje të mëparshme dhe të kohëve të fundit kanë treguar se Tramp nuk është  de fakto izolacionist siç mund të  dukej nga  retorikat e tij . Me Trampin  President, SHBA kanë njohur  ushtrinë e Kosovës, vetë Presidenti me stafin e tij kanë  vënë në agjendë normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë me synim  final njohjen e ndërsjelltë. Në kuadër të këtij procesi me rendësi historike në 3 shtator u nënshkruan marrëveshja e parë mes dy vendeve në zyrën ovale, në një ditë të madhe shqiptare, serbe dhe rajonale në zyrën me të fuqishme të botës.

Një gjë e ngjashme mund të thuhet për konsistencën e  administratës Tramp në  mbështetje të  reformës në drejtësi, demokracisë dhe progresit në Shqipëri. Për Biden, s’kemi çfarë të themi. Ai, siç e ka dëshmuar sa e sa herë në qëndrimet dhe  prononcimet e tij, e njeh “përmendësh” rajonin, Kosovën, Shqipërinë. Ai përfaqëson  politikën  që ka formular partneritetin strategjik  dhe marrëdhëniet preferenciale mes  Amerikës së madhe me kombin shqiptar. Si përfundim, në atë që është aspirata jonë kryesore, ne jemi të fituar me të dy  rivalët. Pavarësisht nuancave në  qëndrimet e tyre për rajonin.

Për t’u kthyer të debati i së mërkurës, ai na sjell edhe njëherë para  syve  një shfaqje  madhështore të  kryqëzimit  ballë përballë  të të vërtetave, qëndrimeve, karaktereve, kompetencës,   kulturës, klasit , etikës e deri  të gjendjes  fizike të kandidatëve  që synojnë të marrin votëbesimin e qytetarëve për t’i qeverisur. Përballja në debate në të njëjtën  studio a skenë  është një detyrim në  traditën  demokratike amerikane dhe europiane. Një detyrim si  shprehje  respekti dhe nderimi  për zgjedhësit që kanë nevojë ti shohin e ti dëgjojnë kandidatët  duke  dialoguar, duke kundërshtuar  e korrigjuar njëri tjetrin. Në këtë mënyrë alternativat spikasin  shumë më mirë se sa duke  folur sekush nga llogorja  apo kapsula e tij pa kundërshtarë përballë. Zgjedhësit  kanë  mundësi të gjykojnë më qartë e më mirë se kush  është  i duhuri për ti besuar votën.

Shembulli  i debateve  mes kundërshtarëve në SHBA,  në Europë dhe kudo ku  ka demokraci na kujton  edhe njëherë se  jemi  vendi ku prej dy dekadash nuk ka në fushatat tona elektorale dhe as jashtë tyre debate politike ballë për ballë në nivelin e drejtueseve  politikë  kryesorë. Madje  qëkur opozita dogji mandatet PS ka refuzuar  të marrë pjesë në debate me kundërshtarët edhe në nivel deputetësh e drejtuesish politikë të rangut  të dytë e të tretë.  Ka gjasa të jemi shembull botëror në këtë pikë, shembull i keq kuptohet.

Një nga arsyet përse është kaq i ngarkuar dhe i shëmtuar ligjërimi politik në vendin tonë është  pikërisht zakoni i të folurit  nga llogorja, pa kundërshtarin përballë. Dialogu dhe debati me kundërshtarin përballë imponojnë shumë me tepër maturi, saktësi,  fakte, argumente.  Shqiptarët çfarë nuk dëgjojnë majtas e djathtas, por ata janë të privuar  t’i shohin dhe t’i gjykojnë partitë e politikanët  kryesorë duke debatuar në një studio, në një platformë. Kjo  padyshim është fyese për qytetarët. Komunikimi nga llogoret e ka tharë politikën, për të mos thënë e ka shndërruar në një falsitet.

Kryetari i PD-së,  Lulzim Basha i hodhi sërish dorashkën  kryeministrit Rama pardje  për të debatuar ballë për ballë. Kjo është një dorashkë-ofertë  në hullinë e normalitetit,  që Rama duhet të dijë e besoj do të dijë ta vlerësojë.    Çështja është që gatishmëria e palëve për debat të mos mbetet në  nivel deklaratash, por të programohet, të  fillojë njëherë, pastaj të normohet , të bëhet zakon. Si fillim, zoti Rama duhet  të heqë  ndalimin e deputetëve të  tij për  t’u ulur në studio televizive përballë homologëve të opozitës. Tashmë është krejt pa kuptim justifikimi me djegien e mandateve. Me mandate, pa mandate, kjo është opozita. /Gazeta Liberale

Tags: Joe BidenPrec zogajSHBATrumpZgjedhjet

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Nesër merrni masat, priten reshje shiu

Nesër merrni masat, priten reshje shiu

Vuçiç flet për paqe: Po përpiqemi të bëjmë kompromis me shqiptarët, jam kundër ruajtjes së konfliktit të ngrirë

Vuçiç flet për paqe: Po përpiqemi të bëjmë kompromis me shqiptarët, jam kundër ruajtjes së konfliktit të ngrirë

Trump është me Covid-19. Çfarë do të ndodhë me fushatën dhe presidencën e tij?

Trump është me Covid-19. Çfarë do të ndodhë me fushatën dhe presidencën e tij?







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

by mirseda
15:23 | 14/03/2026
0

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është...

“Nuk duam të shfaqemi kudo”/ Romanca me Capital T, Adrola Dushi tregon në ‘Goca dhe Gra’

“Nuk duam të shfaqemi kudo”/ Romanca me Capital T, Adrola Dushi tregon në ‘Goca dhe Gra’

15:22 | 14/03/2026
“Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”/ Debat i ashpër mes Juelës dhe Mateos

“Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”/ Debat i ashpër mes Juelës dhe Mateos

15:14 | 14/03/2026
Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë

Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë

15:11 | 14/03/2026
Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

14:31 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com