Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

DASH jep alarmin për skenarët destabilizues, i kujton Berishës vrasjet e 21 Janarit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
DASH jep alarmin për skenarët destabilizues, i kujton Berishës vrasjet e 21 Janarit

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kushtuar një rëndësi situatës politike në Shqipëri. Një ditë më parë gazeta publikoi detaje nga raportin për klimën e investimeve, ku thuhej se reforma në drejtësi do ndihmojë ekonomikisht vendin. Por aty përmenden dhe përplasjet e ditëve të fundit dhe protestat e opozitës. Në raport tregohet se ka pasur raste të mosbindjes civile, ndërsa si për koicidencë përmendet 21 Janari. Pra duket se amerikanët po i çojnë një tjetër mesazh Berishës. Sot ky i fundit po nxit përplasje e mosbindje civile, por para 8 vitesh u vranë 4 perona të pafajshëm që protestonin po për largimin e qeverisë.

“Edhe pse dhuna politike ka qenë e rrallë, protestat politike të 2019-ës kanë përfshirë raste të mosbindjes civile, dhunës së nivelit të ulët dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet e Shqipërisë të qershorit 2017 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore. Ndërkohë, më 21 Janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate politike të dhunshme. Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria mbetet një burim stabiliteti në rajon dhe përgjithësisht mban marrëdhënie miqësore me vendet fqinje”, thuhet në dokument.

Po ashtu në raport përmenden dhe zgjedhjet e 2017. PD dhe LSI pretendojnë për trukime dhe manipulime, por për DASH këto zgjedhje ishin mjaft të qeta dhe tranzicioni i pushtetit u bë normalisht. Qëndrimi i DASH konfirmon dhe një herë se amerikanët nuk e mbështesin aspak dhunën. Ambasada e SHBA ka reguar disa herë ashpër ndaj PD e LSI, ndërsa ai që i vuri kapak ishte zv/ndihmës sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer, i cili deklaroi hapur se kushdo që prek zgjedhjet dhe shkakton dhunë, do humbasë kontaktet me SHBA. Raporti i DASH e tregon qartë se në disa raste ka pasur mosbindje civile dhe në disa protesta të qetë. Por fakti që bëhet një paralelizëm me 21 Janarin, tregon shumë.

Ngritja e SPAK

Një rëndësi në raport i kushtohet dhe reformës në drejtësi. Sipas amerikanëve, korrupsioni vijon të jetë një problem mjaft shqetësues, por që me ngritjen e SPAK dhe BKH gjithçka pritet të ndryshojë. “Korrupsioni është një problem i vazhdueshëm në Shqipëri, duke minuar sundimin e ligjit dhe duke rrezikuar zhvillimin ekonomik. Shqipëria renditet e 99-ta nga 180 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2018 të Transparency International.

Përkundër disa përmirësimeve në indeksin e viteve 2013 dhe 2014, përparimi në trajtimin e korrupsionit ka qenë i ngadalshëm dhe i pasigurt. Shqipëria mbetet një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Kalimi nga Parlamenti i amendamenteve kushtetuese në korrik 2016 për reformimin e sistemit gjyqësor ishte një hap i madh përpara dhe reforma, pasi të zbatohet plotësisht, pritet të pozicionojë vendin si një destinacion më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë”, thuhet aty. Departamenti Amerikan i Shtetit thekson në raport se përmes procesit të vetingut të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me pasuri të pajustifikuara do të jenë jashtë sistemit të drejtësisë dhe kjo do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit. Në raport përmendet edhe fakti se Struktura e Posaçme Antikorrupsion po ngrihet dhe do të jetë e pavarur nga politika me qëllim që të godasë korrupsionin dhe krimin e organizuar në çdo nivel. Aty nënvizohet se kur reforma në drejtësi të jetë e kompletuar, atëherë efektet do të ndihen në të gjitha anët dhe vendi do të konkurrojë me vendet e tjera ndërkombëtare. /Gazeta SOT

Tags: Berishadashshqiperi

TË LIDHURA

Korreshi: Ndjesë, jam mësuar të flas para “hajdutëve” në Parlament
Politikë

Korreshi: Ndjesë, jam mësuar të flas para “hajdutëve” në Parlament

19:23 | 24/11/2025
Fushë-Arrëz — Policia identifikon personin e dytë të armatosur në banesën e rrethuar në Orosh
Aktualitet

Fushë-Arrëz — Policia identifikon personin e dytë të armatosur në banesën e rrethuar në Orosh

19:19 | 24/11/2025
Spiropali dhe Radman ftojnë Bullgarinë t’i bashkohet aleancës Shqipëri-Kroaci-Kosovë
Politikë

Spiropali dhe Radman ftojnë Bullgarinë t’i bashkohet aleancës Shqipëri-Kroaci-Kosovë

18:56 | 24/11/2025
Next Post
Video/Moderatorja tregon “prapaskenat” e emisionit

Video/Moderatorja tregon “prapaskenat” e emisionit

Fotoja e burrit që po fotografonte princeshën u bë virale. S’do ta besoni arsyen (foto)

Fotoja e burrit që po fotografonte princeshën u bë virale. S’do ta besoni arsyen (foto)

Drejt zgjidhjes njëherë e mirë

Drejt zgjidhjes njëherë e mirë







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Korreshi: Ndjesë, jam mësuar të flas para “hajdutëve” në Parlament
Politikë

Korreshi: Ndjesë, jam mësuar të flas para “hajdutëve” në Parlament

by mirseda
19:23 | 24/11/2025
0

Protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë vijoi me fjalimin e deputetit Saimir Korreshi, i cili u ngjit...

Fushë-Arrëz — Policia identifikon personin e dytë të armatosur në banesën e rrethuar në Orosh

Fushë-Arrëz — Policia identifikon personin e dytë të armatosur në banesën e rrethuar në Orosh

19:19 | 24/11/2025
Spiropali dhe Radman ftojnë Bullgarinë t’i bashkohet aleancës Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Spiropali dhe Radman ftojnë Bullgarinë t’i bashkohet aleancës Shqipëri-Kroaci-Kosovë

18:56 | 24/11/2025
PD proteston para Kryeministrisë, kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut

PD proteston para Kryeministrisë, kërkon largimin e Ramës dhe Ballukut

18:48 | 24/11/2025
Foltore 2/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Foltore 2/ Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

18:26 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com