Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Darka luksoze në Dubai/ Vjen reagimi i qeverisë, çfarë do ndodhë të hënën

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Darka luksoze në Dubai/ Vjen reagimi i qeverisë, çfarë do ndodhë të hënën

Një video ku shfaqeshin disa ministra dhe zyrtarëve të tjerë të lartë që darkonin në një prej restoranteve më luksozë në botë, bëri xhiron e rrjetit. Qytetarët sapo u hasën me këtë video, shfrynë dufin në rrjetet sociale, e madje u komentuan gjerësisht teksa pati kritika të shumta.

Lidhur me këto pamje, ka reaguar zyrtarisht qeveria, ku sqarohet se është një takim pune. Ndër të tjera thuhet se është në praktikën e grupit Emaar që përpara hyrjes në një vend ku kryen investime, të ftojë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit po ashtu në bazë të përzgjedhjes së vet, për t’u njohur nga afër me investimet e kryera nga ky grup në qendrën e tij në Dubai.

Duke vënë pikat mbi ‘i’ lidhur me këtë video e cila u bë virale, thuhet se ditën e hënë, të dy përfaqësuesit e qeverisë do të informojnë publikun për vizitën në fjalë. Përkundrejt zërave kritikë, nënvizohet se të gjitha shpenzimet e qëndrimit në Dubai janë mbuluar nga pala mikpritëse.

Njoftimi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministri për Rindërtimin dhe delegacioni i grupeve të punës, zhvilluan një vizitë dy ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të grupit të mirënjohur Emaar, i cili në emër të Princit të Kurorës dhe në vijim të marrvëshjes së nënshkruar mes dy qeverive, ka vendosur Shqipërinë në hartën e investimeve të veta. Është në praktikën e grupit Emaar që përpara hyrjes në një vend ku kryen investime, të ftojë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit po ashtu në bazë të përzgjedhjes së vet, për t’u njohur nga afër me investimet e kryera nga ky grup në qendrën e tij në Dubai.

Pjesë e këtij spedicioni jo te zakonshëm nga Shqipëria ishin përveç personave të nxjerre në videon “fajtore” edhe Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Nën/Kryetari i Bashkisë Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave si edhe gazetarë nga Televizioni Publik Shqiptar dhe Televizionet Kombëtare Klan dhe Top Channel.

Grupi Emaar, i cili do të zbatojë projektin e Rindërtimit në Durrës, ku do të ndërtojë 2000 apartamente në zonën e Spitalles dhe që ka paraqitur një projekt për rivitalizimin e Portit të Durrësit dhe ndërtimin aty të marinës më të madhe në Adriatik, ka shprehur interes të qartë edhe për disa investime të tjera. Ditën e hënë të dy përfaqësuesit e qeverisë, do të informojnë publikun për vizitën, por në kushtet kur videoja “fajtore” kërkon një shpjegim imediat, bëjmë me dije se të gjitha shpenzimet e qëndrimit në Dubai janë mbuluar nga pala mikpritëse.

 

Tags: darka luksozeDubaiQeveria

TË LIDHURA

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë
Politikë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona
Aktualitet

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti
Politikë

Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

18:50 | 08/12/2025
Next Post
Imunizimi/ Sulçebe-Bratajt: Konsulto ekspertizën shkencore

Imunizimi/ Sulçebe-Bratajt: Konsulto ekspertizën shkencore

Nxënësit kthehen në bankat e shkollës, ministrja jep mesazhin e rëndësishëm

Nxënësit kthehen në bankat e shkollës, ministrja jep mesazhin e rëndësishëm

Gjermani/Kërkohen infermierë vullnetarë

Gjermani/Kërkohen infermierë vullnetarë







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta
Showbizz

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

by mirseda
22:46 | 08/12/2025
0

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një...

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com