Ditën e djeshme pati një përplasje të ashpër mes disa shqiptarëve dhe policisë greke.
Kjo e fundit ka shkatërruar një organizatë të dyshuar kriminale, duke vënë në pranga një grup që besohet se kryenin grabitje.
Raportohet se operacioni për arrestimin e shtetasve të dyshuar është zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit në zonën e Korinthit.
Gjatë operacionit janë arrestuar shqiptarët:
Eljon Deraj;
Andrea Caushaj;
Amarildo Caushaj.
Janë shpallur në kërkim nga policia greke:
Arsen Bajrami dhe Ernest Mustaj.
Në automjetin e tyre u gjetën kallashnikov dhe pistoleta, si dhe mjete të përdorura për maskim si kapuç dhe paruke. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan thika, leva, si dhe gërshërë për prerje të metaleve.