Qazim Sejdini e Vangjush Dako nuk kanë asnjë pengesë ligjore dhe mund të rikandiodojnë në bashkitë e tyre, ajo e Elbasanit dhe e Durrësit. Ndërkohë, me ligjin për pushtetin vendor miratuar 4 vjet më parë, një kryetari bashkie i ndalohet të kandidojnë më shumë se 3 mandate.
Por sovialistët nuk kanë të njëjtin mendim. Ishte kryeministri Edi Rama i cili deklaroi mbrëmë në emisionin “Tonight Ilva Tare” se ligji për pushtetin vendor i cili e ndalon një person të kandidojë më shumë se tre mandate nuk ka fuqi prapavepruese, që do të thotë nuk merr në konsideratë se çfarë është bërë më parë.
Edhe kryetari i grupit parlamentar për Partinë Socialiste, Taulant Ballës ky ligj, nuk ka fuqi prapavepruese, dhe numërimi i mandateve ka nisur nga zgjedhjet lokale të 2015. Por për fatin e listës së kandidatëve, vendos Partia Socialiste.
“Të gjithë e dimë që ligji nuk ka fuqi prapavepruese. Ligji është miratuar në vitin 2014, njësitë administrative të këtyre bashkive kanë qenë të ndryshme, për rrjedhojë prej 2014, zgjedhjet më të para kanë qenë në 2015 dhe aty fillon numërimi i mandateve. Nuk dua të hy në emra, por do jetë Partia Socialiste ajo që do e vlerësojë se kush do kenë nderin të përfaqësojnë kombëtaren në zgjedhjet e 2018”,- u shpreh Balla.
Nga 1 maji, dita e punëtorëve, Partia Socialiste do të nisë edhe fushatën e llogaridhënies në bazë. Dëgjesat me qytetarët që do të shprehin shqetësimet dhe problemet e tyre, do të nisin që nga maja e piramidës, kryeministri, e deri te hallka më e ulët e socialistëve. Në fund, asambleja do të vendosë në bazë të raportit, nëse ministrat do të lëshojnë një nga “bostanet nën sqetull”, qeverinë apo partinë, apo mund t’i humbin të dyja në rast të një performance jo të mirë.
“Kalojnë përmes një llogaridhënie para njerëzve, në fund të këtij procesi ne do hartojmë një raport që identifikohen edhe personat që në detyrën e tyre populli vlerëson që nuk ka qene në lartësinë e tyre. Kush nuk gjen besimin e njerëzve do të duhet t’i ndryshojmë”,- sqaroi ai.
Për Ballën, nëse ministrat do të mbajnë karriget e tyre në shtator, do të duhet të dinë tu shërbejnë qytetarëve.