Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Dajti”, pse reaguan vonë ministrat e Ramës?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
“Dajti”, pse reaguan vonë ministrat e Ramës?

Nga Ferdinand Dervishi

Kur Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, më 8 shkurt 2019, rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit, të parët që reaguan ishin gazetarët. Si zakonisht, ata ironizuan gjyqësorin e korruptuar dhe nuk harruan të fshikullonin politikën si përgjegjëse për situatën e pandryshuar të sistemit të drejtësisë. Opozita bëri detyrën, ndërsa shoqata e “Punonjësve të Policisë në Lirim”, e rëndoi dorën duke deklaruar se “vendimi ndaj vrasësit të katër policëve dëshmon jo vetëm kapjen e sistemit nga krimi, por mbi të gjitha provon lidhjet e forta të sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar”.

Për çudi, sa i përket pjesës së shtetit, pati vetëm një deklaratë. Prokuroria, si të tentonte të justifikohej, u mjaftua me shpjegimin se përfaqësuesi i akuzës kishte qenë kundër aplikimit të gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin.

Më tej, për dy ditë me radhë, shteti e mori pushim. Nuk harxhuan frymë e kohë as ministrat përgjegjës të linjës për zbatimin e drejtësisë, ai i Brendshëm dhe ajo e Drejtësisë. Asnjë fjalë për një nga banditët shqiptarë të konsideruar ndër më të sofistikuarit dhe më të rrezikshmit. Asnjë fjalë për njeriun që u arratis nga Gjykata e Tiranës në mënyrën më spektakolare të mundshme, asnjë fjalë për vrasësin gjakftohtë të katër oficerëve të policisë, që tentuan ta arrestonin, asnjë fjalë për të burgosurin, fuqia e të cilit mori zvarrë gjykatën dhe gjithë sistemin e drejtësisë, për vite me radhë, duke provokuar dështimin artificial të dhjetëra e dhjetëra seancave gjyqësore.

Reagimet e ministrave do të mbërrinin vetëm 48 orë më pas, të dielën, më 10 shkurt.

Pak rëndësi ka teksti dhe formulimi i reagimeve, pak rëndësi ka se ministri i Brendshëm kërcënoi me formulimin: “…vendim kriminal i disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht t’u bashkohen, prapa hekurave, klientëve të tyre”.

Në këtë pikë e rëndësishme është të mësohet, apo të zbardhet, se përse këto reagime erdhën me kaq vonesë?

Në fakt, pak orë përpara se reagimet të vinin, si me komandë, njëri pas tjetrit, pati një detaj, në pamje të parë të parëndësishëm, të publikuar nga mediat online. Një qytetar ironizonte Kryeministrin Rama me fjalët: “Të fala Dritan Dajtit! Hahaha del krimineli për vrasje të katërfishtë nga burgu dhe ti thua nuk e kam timonin e drejtësisë! Për çfarë ke ardhur në pushtet, për llaç e tulla?”

Ndërhyrja duket e kishte zëmëruar keqas Kryeministrin. Të paktën kjo lexohej në radhët e para të kundërpërgjigjes: “A.H., mos u zgërdhi shumë se na këput ndonjë nerv e të mbetet goja kantato!”

Pra nuk është çudi që pikërisht në këtë moment Kryeministri të jetë shkundur duke urdhëruar ministrat “e përgjumur” të bënin reagime publike për ngjarjen edhe pse të gjithë ishin 48 orë me vonesë, edhe pse kalendari shkruante “e dielë”, pra pushim.

E këtu vetiu vjen pyetja: Përse ministrat duhet të prisnin shefin që t’i urdhëronte? Përse nuk reaguan në kohën e duhur dhe me iniciativën e tyre?

Situata nuk ishte as e papritur as e panjohur. Në kohë moderne, ish-ministri i Brendshëm socialist, Spartak Poçi, jo vetëm që reagoi flakë për flakë ndaj një vendimi flagrant të gjykatës së Rrëshenit, por kërcënoi se do të jepte dorëheqje, nëse drejtësia nuk do e rikthente të akuzuarin në qeli. E pra, në këtë kohë, ministri reflektonte vendimmarrje personale të admirueshme.

Çfarë ka ndryshuar që ministrat aktualë nuk e kanë më këtë shqisë?

Një shkrim i vetëm nuk të jep mundësinë të qartësosh gjithçka, por ajo që duket, që bën “muuuu”, sigurisht që ka lidhje me sistemin e krijuar nga Kryeministri aktual.

Një sistem komod, i mirëfrenuar, i mirëkontrolluar dhe lehtësisht i komandueshëm, që përjashton çdo lloj iniciative, çdo lloj protagonizmi. Një sistem ku ministrat janë vetëm marioneta dhe plotësues të figurës së Kryeministrit, që mund të flasin vetëm me lejen e tij, të veprojnë vetëm pas hakërrimeve të tij dhe të ngrenë e ulin kartonat sipas lëvizjes së dorës së tij.

Një sistem dembel që zakonisht kompozohet nga liderët jetëgjatë të cilët, ose janë lodhur me drejtimin e pushtetit, ose kanë aq shumë pushtet saqë mund të ulin në poste ministrash cilin/cilën të dëshirojnë, sidomos njerëz lehtësisht të komandueshëm, apo pa kurrfarë shtylle kurrizore. Në të dy rastet këto janë veprime që historikisht kanë paralajmëruar nisjen e procesit të degjenerimit, atrofizimit apo kalbëzimit të grupeve politike në pushtet.

Është një sistem ku ministrat e kanë të vështirë të guxojnë të kërkojnë mendimin e Kryeministrit për veprime të ndryshme dhe mbase krejt të pamundur, kur hera e fundit e kontaktit me të u ka lënë shije bllokuese.

Këtu duhet të gjendet edhe vonesa prej 48-orësh e reagimit të ministrave të Ramës për çështjen “Dritan Dajti”./ TIRANA TODAY

Tags: Dritan Dajtie Ramësministratpsereaguanvonë

TË LIDHURA

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Hormuzi, Shqipëria pjesë e koordinimit ndërkombëtar për lirinë e lundrimit
Kryesore

Hormuzi, Shqipëria pjesë e koordinimit ndërkombëtar për lirinë e lundrimit

21:05 | 02/04/2026
Debate në parlament për njoftimin e Ambasadës Amerikane
Aktualitet

Debate në parlament për njoftimin e Ambasadës Amerikane

20:28 | 02/04/2026
Next Post
Taksa ndaj Serbisë sjell pasoja për Kosovën. Gjenerali amerikan anulon vizitën

Taksa ndaj Serbisë sjell pasoja për Kosovën. Gjenerali amerikan anulon vizitën

Deputeti i PS-së, kandidat për kreun e KLSH-së? Ja çfarë komenti ka Meta

Deputeti i PS-së, kandidat për kreun e KLSH-së? Ja çfarë komenti ka Meta

Video surreale/ Traktori dështon të nxjerrë një makinë nga dëbora, por deveja jo

Video surreale/ Traktori dështon të nxjerrë një makinë nga dëbora, por deveja jo







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

by mirseda
22:34 | 02/04/2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit të Administratës...

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

22:29 | 02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

22:09 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com