Kryesore

Deputeti i PS-së, kandidat për kreun e KLSH-së? Ja çfarë komenti ka Meta

               Publikuar në : 12:29 - 11/02/19 marsela

Emri i Anastas Angjelit qarkullon prej kohësh si një nga kandidaturat e mundshme për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Meta i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me këto zëra.

I pyetur se a është kandidatura e radhës, emri i deputetit të PS-së, Anastas Angjeli, pas rrëzimit nga mazhoranca të dy emrave të propozuar nga institucioni i presidentit, Meta sërish dha një përgjigje diplomatike.

“Jam i bindur se të gjitha propozimet e presidentit synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe jo të sundimit të shumicave”.

Kandidaturat e Metës, Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri nuk u pranuan nga ana e mazhorancës, me argumentin se u mungonte eksperienca në fushën financiare.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT