Kuriozitete

Video surreale/ Traktori dështon të nxjerrë një makinë nga dëbora, por deveja jo

               Publikuar në : 12:40 - 11/02/19 S.N

Nëse makina juaj bllokohet nga dëbora dhe as traktori nuk mund ta lëvizë, ju mbetet që të shpresoni te një mrekulli. Në fakt një gjë e tillë mund të ndodhë, por vetëm nëse jeni duke jetuar dimrin e ashpër të Saratovit në Rusi.

Një video mjaft interesante po qarkullon gjithandej në mediat sociale. Në të duket një deve që tërheq një makinë, në një rrugë të bllokuar nga dëbora. Kafsha e drejtuar nga pronari, në përpjekjen e saj të tretë, arrin që ta shkulë makinën nga vendi. Ndërkohë në sfond dëgjohen brohoritjet e njerëzve të pranishëm, që kanë filmuar gjithë ngjarjen.


Në fund të videos shihet edhe një traktor, i cili mesa duket ka dështuar në përpjekjen e tij për të nxjerrë makinën. Pra, duket, traktori kishte nisur një punë që e përfundoi deveja.

Skena surreale u xhirua në rrethinat e qytetit Saratov, 836 km në juglindje të Moskës. Pronari i devesë tha për mediat lokale se me kafshën e tij merrte pjesë, gjatë fundjavave, edhe në një cirk lokal.

Russia Today/ Përktheu dhe përshtati TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT