Kryesore

Taksa ndaj Serbisë sjell pasoja për Kosovën. Gjenerali amerikan anulon vizitën

               Publikuar në : 12:26 - 11/02/19 S.N

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar herë pas here Kosovën lidhur me taksën ndaj mallrave serbe. Tashmë, një tjetër lëvizje vjen si rrjedhojë e kësaj takse, teksa gjenerali amerikan Timothy Orr ka anuluar vizitën në Kosovë, si shenjë pakënaqësie në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajmi është njoftuar nga kreu i  Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili ka vënë në dijeni Presidentin Thaçi për anulimin e vizitës.

Madje, ne letrën ku njoftohet anulimi i vizitës, shkruhet se Washingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Vizita e gjeneralit amerikan në Kosovë ishte parashikuar në datat 16-18 shkurt, në kuadër të 11 vjetorit të pavarësisë. Taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës për importet serbe është parë nga SHBA-ja dhe BE-ja si pengesë për dialogun mes dy vendeve.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT