Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Dade flet “pa dorashka”: Maxhoranca të heqë Ramën, qeveria e kapur në skandale

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Dade flet “pa dorashka”: Maxhoranca të heqë Ramën, qeveria e kapur në skandale

Ish deputetja socialiste, Arta Dade një ndër figurat më të njohura të kësaj partie,  inkurajon deputetët e grupit të maxhorancës të bëjnë një lëvizje për të zgjidhur krizën politike.

Zgjidhjen e ka në dorë maxhoranca e cila duhet të largojë Ramën si kryeministër dhe të zgjedhë një kryeministër tjetër, tha Dade, në një intervistë për emisionin “Tempora” transmetuar mbrëmjen e 16 prillit 2019.

E sheh të largët zgjidhjen e krizës politike ndërsa në vend është cënuar siguria në mënyrë serioze, dhe pushteti ekzekutiv është kapur nga korrupsioni. Megjithatë eshtë e bindur se zgjidhja është vetëm tryeza e dialogut por aty nuk duhet të ulen ata që e kanë krijuar këtë krizë.

Ish ministrja e Jashtme është e bindur gjithashtu se nuk janë protestat e opozitës që pengojnë integrimin por nënvizon dhe se opozita ka hyrë në luftë e papërgatitur  e pareformuar dhe me një lider që ka mjaft probleme të mbartura në personalitetin e tij, për të cilat më së pari ai vetë duhet të ishte i interesuar që t’i kishte pastruar.

Intervista u mor nga gazetarja Marjana Legisi.

Pyetja: A është kapur shteti dhe nëse po nga kush?

Arta Dade: Nuk mendoj që kemi një kapje të shtetit në kuptimin klasik të fjalës, por është shqetësuese që ka segmente shumë të rëndësishme të shtetit që nuk po funksionojnë. Pra kam parasysh pushtetin gjyqësor, por mbi të gjitha Gjykata Kushtetuese që ka kohë që nuk funksionin. Kam parasysh edhe Parlamentin, i cili nuk punon në kapacitetin dhe në formatin e tij të zakontë me aktin e djegies së mandateve nga ana e opozitës që është një gjë e paprecedentë, që në fakt dëmton shumë rëndë funksionimin e parlamentit, dëmton shumë rëndë demokracinë dhe dëmton shumë rëndë vetë opozitën. 

Kemi një sërë institucionesh që nuk po funksionojnë, është cënuar siguria në mënyrë serioze, në vend dhe unë besoj se segmente shumë të rëndësishme të shtetit, si ekzekutivi janë kapur nga korrupsioni. Kemi një rezultat të munguar në luftën kunër krimit të organizuar. Në këtë kuptim kemi një funksionim normal të shtetit. 

Opozita hyri ne lufte e papergatitur

Pyetja: Kush janë përgjegjësit?

Arta Dade: Është shumë vështirë të tregosh me gisht një aktor. Ka shumë aktorë,  që janë përgjegjës, por mbi të gjitha përgjegjës janë ata që e quajnë veten lider të forcave kryesore politike. 

Mazhoranca nga ana e saj duhet të nxjerrë përgjegjegjësitë e veta dhe të jetë në përgjegjëshmërinë që kërkojnë vetë sfidat që ka Shqipëria përpara, por nga ana tjetër opozita ka hyrë në një luftë politike e papërgatitur, e pareformuar dhe me një lider që ka mjaft probleme të mbartura në personalitetin e tij, për të cilat më së pari ai vetë duhet të ishte i interesuar që t’i kishte pastruar. 

Shikoj me shqetësim gjithashtu që Sali Berisha, – i cili është përgjegjës për dëme madje për disa prej tyre të pariparueshme në Shqipëri, – drejton mesa duket opozitën në Shqipëri dhe është vazhdimisht në krah të Lulzim Bashës”

Rama duhet te largohet, maxhoranca te zgjedhe kryeminister tjeter 

Pyetja: Zjidhja e krizës politike duket e largët…

Arta Dade: Patjetër që zgjidhjen e krizës politike nuk e shikoj të afërt, për arsyen kryesore se mungon vullneti politik. E kam artikuluar dhe herë tjetër është maxhoranca së pari e intersuar të zgjidhë krizën politike. Kemi një maxhorancë monopartiake, tashmë dhe nuk po qeveris. Një nga sugjerimet që kam muaj që po e them është se maxhoranca vetë duhet ta zgjidhi këtë problem duke kërkuar që kryeministri të largohet. Të vendoset një kryeministër tjetër që mund të jetë më i pranueshëm dhe që nuk mbart përgjegjësi kaq të mëdha mbi veten. 

Sepse dihet që kemi një mazhorancë që në intensitet të lartë frekuence është kapur në skandale, të cilat do të duhen kohë që të zgjidhen. Dhe në shoqëri demokratike, konflitet e krijuara mbase dhe në mënyrë të stisur zgjidhet vetëm përmes dialogut dhe kompromisit dhe për fat të keq ata që e kanë krijuar këtë situatë konfliktuale nuk mund të jenë ata aktorë për ta zgjidhur.”

Protestat nuk e demtojne integrimin

Pyetje: A po e dëmton opozita procesin e integrimit?

Arta Dade: Nuk besoj që protestat e opozitës dëmtojnë, apo janë arsye që Shqipëria të mos marri “OK” për hapjen e negociatave. Mendoj se arsyeja kryesore e gjithëkahershme ka qenë konfliktualiteti politik dhe për këtë janë përgjegjës të dy kahët politik.

Ne Shqiperi mungojne lideret

Pyetje: Nëse ju do të ishit një lidere e Shqipërisë, cila do të ishte zgjidhja që do i ofronit qoftë institucionale dhe politike

Arta Dade: Në konceptin tim e kam konsideruar veten time lidere. Sipas konceptit tim në Shqipëri mungojnë liderët. Kemi të bëjmë vetëm me drejtues të partive politike. Dikur PS mendonte se mund të sakrifikonte pushtetin për të bërë shtetin, ndërsa tani forcat politike kërkojnë të sakrifikojnë shtetin për të mbajtur me thonj pushtetin, ose për të ardhur me rrugë edhe të gabuara drejt pushtetit. 

Besoj se për sa kohë mungon vullneti politik dhe këtu dua të inkurajoj kolegët e mi që ndodhen në grupin e mazhorancës, duhet bërë një lëvizje, zërat nuk kanë munguar. Kujtoj Ditmir Bushatin që bëri thirrje për dialog. Ne duhet ta gjejmë forcën, që brenda Shqipërisë, të mendojmë për interesa madhore të vendit dhe të hapim urgjentisht dialogun. Cilët politikanë duhet të ulen në tryezë të dialogut nuk më takon mua ta them por ata që e kanë krijuar këtë krizë nuk mund ta zgjidhin./ Ora News

Tags: arta dadeedi ramamazhorancaQeveriaskandale

TË LIDHURA

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur
Aktualitet

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur

20:00 | 19/06/2025
Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike
Aktualitet

Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike

19:58 | 19/06/2025
Ditëlindja e 34-rt e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti
Aktualitet

Ditëlindja e 34-rt e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti

19:56 | 19/06/2025
Next Post
Vendimi i Holandës për vizat, reagon Hajdari: Rrezik për procesin e integrimit

Vendimi i Holandës për vizat, reagon Hajdari: Rrezik për procesin e integrimit

Vrau punëdhënësin, ekstradohet në Angli 23-vjeçari shqiptar

Vrau punëdhënësin, ekstradohet në Angli 23-vjeçari shqiptar

E mbajti të fshehtë? Berisha nxjerr foton: Kush e shoqëronte Ramën në Katar

E mbajti të fshehtë? Berisha nxjerr foton: Kush e shoqëronte Ramën në Katar

JU REKOMANDOJMË

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

20:45 | 12/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur
Aktualitet

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur

by mirseda
20:00 | 19/06/2025
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Petrit Hysa. Vendimi...

Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike

Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike

19:58 | 19/06/2025
Ditëlindja e 34-rt e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti

Ditëlindja e 34-rt e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti

19:56 | 19/06/2025
Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit

Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit

19:47 | 19/06/2025
Lëkundje tërmeti në Rumani, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

19:40 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com