Gjatë sezonit veror, qytetarët kanë shprehur ankesa pafund për çmimet e kripura, madje edhe më skandaloz bëhet fakti kur paguajnë për karriget ku ulen.
Por siç duket, edhe mjekësia është ‘infektuar’.
Një qytetar ka çuar një familjar për t’u vizituar në qendrën shëndetësore në Berat, por aty nuk ka gjetur mjek.
Ky i fundit, si për të informuar pacientët, ka shkruar në një letër që e ka ngjitur në derë se ka shkuar që të takojë bashkëshorten.
Shëndetësia në vend lë shumë për të dëshiruar, por ky rast tregon se deri ku shkojnë ‘çudirat shqiptare’.