Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka kërkuar interpelancë me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për OFL-në, duke renditur një sërë pyetjesh për të. Salianji pretendon se OFL-ja dhe Vettingu në polici, ishin dy nismat e qeverisë për t’i vënë gjoba subjekteve kriminale dhe për të përfshirë efektivët në fushatën e 25 prillit për Partinë Socialiste. Në kundërpërgjigje, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se duhet lënë pas politika e sherrit, pasi qeveria dhe opozita janë bashkë në betejën për të përmirësuar Policinë e Shtetit. Ai nënvizoi se në këtë betejë duhet të bëhen bashkë, dhe se politika e sherrit i duhet lënë një kohe tjetër.
“Do doja së pari të shprehja disa konsiderata sa i takon interpelancës së sotme, sepse mendoj se më shumë se e drejta e ligjshme e një anëtari të Parlamentit për ta kërkuar, besoj se është edhe një përpjekje plotësuese për të parë ku mund të bëhet më mirë për dy nismat ligjore që janë diskutuar vazhdimisht.
Çdo debat tjetër që vjen nga opozita është i shëndetshëm. Është e vërtetë që qoftë ligji që ne quajmë i OFL-së apo Vettingu në polici, janë dy nisma atipike dhe unikale dhe debati rreth tyre nuk është shterues.
Që në nisje dua ta theksoj se e çmoj shumë mundësinë për të folur për to. S’është normale që të ndahemi politikisht, si do e forcojmë policinë që duke e larguar ata që nuk e meritojnë uniformën apo të godasim krimin. Në këtë betejë duhet të jemi bashkë. Politika e sherrit i duhet lënë një kohe tjetër se nuk na çon asgjëkundi.
OFL mbetet një moment historik policisë kundër krimit si instrument i shpejt për të gjumruar pasuritë e personave të dyshuar për kime”, tha Çuçi.