Kryesore

Ç’po ndodh? Lëvizjet e ndërkombëtarëve në selinë blu para mbledhjes së Kryesisë

               Publikuar në : 12:18 - 18/04/19 S.N

Në orën 17:00, kryedemokrati Lulzim Basha mbledh Kryesinë e Partisë Demokratike dhe ka thirrur në takim ish-deputetët.

Por, para se të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, në selinë blu ka pasur lëvizje të ndërkombëtarëve. Mësohet se aktualisht ambasadori britanik, Duncan Norman po zhvillon një takim me Lulzim Bashën në selinë blu.

Kjo mbledhje vjen në kohën e një krize politike në vend, teksa PD dhe LSI refuzojnë të hyjnë në zgjedhjet lokale, pasi kërkojnë largimin e Ramës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Kujtojmë se edhe LSI ka mbledhur Kryesinë, ndërsa nuk dihet se cili do të jetë hapi i radhës i opozitës së bashkuar që dogji mandatet.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT