pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winnesinecasino giriştambetcashwin girişnesinecasinojojobet girişcashwinesbet girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetesbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibommatbetsuperbetinbettiltCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

COVID-19/ Platformat që mund të ndryshojnë njëherë e mirë mënyrën si punojmë

6 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, W-Instant

Në një kohë kur bota mbarë është paralizuar nga pandemia e COVID-19, kompanitë më të mëdha botërore e po ashtu edhe administratat e shteteve që kanë mbyllur dyert e zyrave të shërbimeve publike tashmë po mundohen të gjejnë mënyra të reja për të zhvilluar në largësi aktivitetet e tyre, për të shmangur një bllokim të përgjithshëm të veprimtarive.

Për ta bërë një gjë të tillë, u kanë ardhur në ndihmë aplikacionet e platformat e ndryshme, të ideuara pikërisht për të mundësuar punën në largësi, ose “smart working”.

CEO i “Facebook” Mark Zuckerberg i ka ofruar qeverisë amerikane falas për një vit platformën “Workplace”, një zgjidhje optimale për t‘i mundësuar institucioneve të shumta të vijojnë veprimtarinë e tyre në një kohë të tillë emergjence.

Por si funksionon Workplace?

Platforma e ndërtuar në vitin 2015 nisi si ide nga inxhinierët e “Facebook” që për të thjeshtuar komunikimin e ekipeve të tyre, krijuan grupe që ishin të aksesueshme vetëm për personat brenda kompanisë.

Tashmë “Workplace” është një version profesional i “Facebook”, që ndihmon punonjësit e kompanive/institucioneve të komunikojnë në mënyrë shumë herë më efektive sesa ç’do të ishte nëpërmjet email-eve.

Në murin e postimeve, shfaqen sipas sipas algoritmit të përdorur dhe nga Facebook, postimet me njoftimet e kompanisë.

Në grupet e përbashkëta punonjësit mund të ngarkojnë dokumente, të lënë komente dhe të punojnë në grup dhe gjithashtu, “Workplace” lejon përdoruesit të bashkëpunojnë dhe me ekipe jashtë kompanisë së tyre, partnere apo klientë, duke përdorur grupe të mbyllura të sigurta dhe lidhje me video deri në 50 persona.

Më shumë se 38 mijë kompani në mbarë botën me një numër punonjësish që arrin deri në 5000 të tillë përdorin sot “Workplace” për të realizuar në mënyrën më efektive të punuarit në distancë, një çështje që shumë shpejt do të shndërrohet në prioritet dhe në vendin tonë, duke qenë se kriza e koronavirusit nuk ka një datë skadence dhe mund të zgjasë me muaj të tërë.

Aplikacione e programe të tjera të ngjashme

Citrix Workspace

Aplikacioni “Citrix” lejon përdoruesit të aksesojnë çdo aplikacion, desktop apo përmbajtje tjetër, duke u regjistruar me të dhënat personale vetëm një herë, një zgjidhje ideale për të gjithë ata që informacionet e nevojshme për të vijuar punën nga shtëpia, i kanë të ruajtura në kompjuterin e zyrës.

Alternativë e ngjashme: Chrome

Remote Desktop

Trello

Një program bashkëpunimi që organizpon projektet në seksione të ndryshme dhe të lejon të shohësh çfarë po punohet, kush po merret me çfarë dhe si është ecuria. “Trello” është i përshtatshëm si për punë individuale ashtu edhe për grupe deri në 10 persona.

Zoom

Platformë që lejon telefonata dhe videotelefonata në grup, e ideuar enkas për biznesin. “Zoom” gjithashtu ofron dhe mundesinë e shkëmbimit të mesazheve e dokumentave.

Toggl

Një aplikacion i fokusuar në matjen e kohës që shpenzohet për përfundimin e projekteve apo detyrave specifike. “Toggl” është ideuar për t’u ardhur në ndihmë freelancer-ëve, në mënyrë që të paguheshin në mënyrë më të saktë për kohën e shpenzuar për një detyrë të caktuar, si dhe për t’i ndihmuar ata që të planifikojnë më saktë projektet që marrin përsipër.

Slack

Një version profesional i “Whatsapp”, “Slack” është një platformë mesazhimi që të lejon gjithashtu të ngarkosh dokumente, të ndash ekranin me një bashkëpunëtor, të bësh telefonata dhe videotelefonata etj. Të gjitha këto, pa u ngatërruar me “Whatsapp” që është kryesisht për përdorim personal.

Në ditët që po jetojmë teknologjia ka bërë të mundur një platformë a aplikacion për çdo nevojë të personave që punojnë në largësi, ndaj mjafton një kërkim i thjeshtë për të gjetur diçka që përmbush dhe nevojën më specifike në këtë aspekt.

Në kushtet e pandemisë së COVID-19 sigurisht që “smart working” është alternativa e vetme, por a do të vijojë kjo strategji edhe pas përfundimit të emergjencës?

Mbetet për t’u parë. /iconstyle

Tags: COVID-19koronavirusplatformateknologji

TË LIDHURA

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Teknologji

“Chat GPT i rrezikshëm për fëmijët”/ Florida padit OpenAI dhe Sam Altman

22:24 | 01/06/2026
Next Post

Besueshmëria e medias në kohën e koronavirusit

Cili është identiteti hebraik? Pse historia e kërkimit të tij mbetet ende një mister

Trump: Koronavirusi ka arritur kulmin në SHBA







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com