pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgrandpashabet giriş1winbetsalvador girişgrandpashabetcasinoroyal girişbetsalvadormercurecasino girişcasinoroyalnesinecasino girişmercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişvdcasinonesinecasinoganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Besueshmëria e medias në kohën e koronavirusit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga informohemi ne për pandeminë e Coronës? Sigurisht përmes mediave. Por kujt mund t’i besojmë? Në kohë të rrezikshme kanë rëndësi të madhe mediat që ofrojnë informacion të besueshëm, shkruan Martin Muno.

Edhe disa javë pas ndërprerjes së papritur të jetës prapë të shoqëron një ndjesi e çuditshme…sidomos në ditë, në të cilat pranvera me cicërimën e zogjve e aromën e luleve qëndron në kontrast të thellë me kërcënimin që na rrethon kudo. Ka gjëra, që nuk i kapim dot me shqisa. Kjo vlen si për ndryshimin e klimës, rrezatimin atomik, e aq më shumë për një pandemi. Gjërat mund të transmetohen përmes komunikimit, ka thënë sociologu Niklas Luhmann.

Edhe për virusin e Coronës informacionet i marrim nga mediat. Që jeta jonë brenda natës ndryshoi komplet, që miliona vetë do të dalin të papunë, që qindra mijëra vetë sëmuren e mijëra vdesin, këto për sa kohë nuk lidhen me ne apo të afërmit tanë – janë jashtë përjetimit tonë. Në vend të kësaj ne qëndrojmë në shtëpi e shohim pamje rrugësh bosh e njerëz me maska.

Me çfarë qëndrimi përballem me kërcënimin?

Për këtë arsye mediat fitojnë një rëndësi të veçantë. Jo vetëm pse ato informojnë për shifrat aktuale dhe kufizimet që vendosin qeveritë për qytetarët. Bëhet fjalë për më shumë. Nga ajo që ne marrim e filtrojmë si informacion nga raportimet mediatike apo bisedat me miqtë e situata personale ndërtohet edhe qëndrimi ynë ndaj pandemisë. Reagojmë me frikë, me panik apo e injorojmë rrezikun? Bëhemi depresivë apo kemi shpresë për ta përballuar situatën? Apo për ta formuluar me René Descartes – lexoj lajme për Coronën, pra ekzistoj!

Nuk të habit fakti që konsumi mediatik është rritur ndjeshëm. Transmetues informacioni si Deutsche Welle shënojnë shifra rekord në ofertat e tyre online. Madje edhe televizioni po përjeton një fazë rilindjeje. Por a jemi të sigurtë gjithmonë, që nuk kemi rënë pre e dezinformimit?

Lajme të rreme, si ai që përdorimi i hudhrës të mbron nga virusi Corona, përhapen miliona herë përmes mediave sociale dhe shërbimeve “Messenger” – gati një riprodhim viral i lajmeve të rreme të rrezikshme, që në rastin më të keq kushtojnë edhe jetë njerëzish. Facebook apo platforma të tjera përpiqen ta kufizojnë këtë sa më shumë këto kohë. Por verifikuesit e fakteve nuk i dalin dot zot shpejtësisë së përhapjes së lajmeve të rreme.

Rilindja e mediave tradicionale

Në këtë situatë shumë vetë i rikthehen mediave tradicionale. Një studim i Reuters i publikuar së fundmi, ku u pyetën njerëz në Argjentinë, Gjermani, Korenë e Jugut, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe SHBA, arrin në përfundimin se mediat tradicionale gëzojnë një besueshmëri më të madhe se mediat sociale. Në të njëjtën kohë njerëzit me nivel të ulët arsimor përdorin shumë më rrallë ofertat e tyre të informacionit dhe u besojnë mediave sociale dhe “Messenger”. Më shumë se mediat tradicionale, besimin e madh të njerëzve e gëzojnë ekspertët dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore. Por si i arrijnë ata njerëzit? Natyrisht përmes mediave.

Nga këto të dhëna del për ne gazetarët një përgjegjësi e madhe: Ne duhet të ndajmë shapin nga sheqeri në të dhënat, nganjëherë kontradiktore, të virologëve, ekonomistëve apo të ashtuquajturve ekspertë. E në fund duhet ta përgatisim këtë në mënyrë të kuptueshme e tërheqëse. Kjo është puna normale edhe jashtë kohës së krizës. Por tani duhet të përpunohet një mbiofertë me informacione me personel të reduktuar, që shpesh nuk ndodhet në redaksi, por në shtëpi në tavolinën e kuzhinës. Shumë media kanë probleme serioze, sepse u kanë rënë të ardhurat nga reklamat. Përveç kësaj shumë artikuj e video për virusin janë falas, që në kohë normale do të ofroheshin vetëm me pagesë. Edhe këto të ardhura mungojnë.

Kemi një situatë, ku oferta e mediave të lira edhe në shtetet demokratike është më e rëndësishme se kurrë më parë. E në të njëjtën kohë shumë media tradicionale duhet të luftojnë për mbijetesën. Por ne vetë mund të bëjmë diçka kundër kësaj: Që të paguajmë kur përdorim mediat. Ia vlen çmimi për shumicën e mediave cilësore./DW

Tags: besueshmeriakoronavirusmedias

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Cili është identiteti hebraik? Pse historia e kërkimit të tij mbetet ende një mister

Trump: Koronavirusi ka arritur kulmin në SHBA

“Hapat përfundimtarë”/ Hashim Thaçi bën paralajmërimin e rëndësishëm







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com