Italia është një nga vendet që u godit më keq nga COVID-19.
Mirëpo me kalimin e muajve, ka arritur që të rimëkëmbet dhe t’i kthehet pak nga pak normalitetit.
Kësisoj fatmirësisht vendi po shkon drejt shërimit!
Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se është ulur numri i viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Emergjencat Civile raportojnë se janë regjistruar 70 viktima nga COVID-19, ndërkohë një ditë më parë u shënuan 117.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në shtetin fqinj kanë humbur jetën 33,142 persona.
Ndërkohë thuhet se është stabilizuar kurba e personave të rinj të infektuar.
Autoritetet raportojnë 593 raste të reja, gjysma e të cilëve janë në Lombardi.