Pas dy muajve ndërprerje për shkak të koronavirusit, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit nis punën me 3 Qershor në orën 14:00.
Raportohet se seanca dëgjimore do të zhvillohet me gjyqtaren e Apelit Tiranë, Shpresa Beqaj.
Seanca do zhvillohet tek ish-Pallati i Kongreseve dhe trupa gjykuese do të jetë: Suela Zhegu, Roland Ilia, Lulzim Hamitaj.
Përpara se të hyjë në institucion, çdo punonjësi dhe anëtari të Komisionit do t’i matet së pari temperatura.
Po kështu stafit të KPK-së përfshi dhe komisionerëve u kërkohet të respektojnë distancimin shoqëror prej dy metrash.