Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Covid/ Pse mbyllja e shkollave, ka pasoja shumë të rënda

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Covid/ Pse mbyllja e shkollave, ka pasoja shumë të rënda

Nga: Fabio Sabatini “Internazionale”

A është mbyllja e shkollave, mënyra e duhur për t’u përballur me pandeminë aktuale? A janë përfitimet e mbylljes së tyre aq të dukshme, sa që tejkalojnë koston që do të paguajnë nxënësit gjatë gjithë jetës së tyre? Rezultatet paraprake të analizave empirike pas rihapjes së shkollave në Evropë, janë kontradiktore dhe ngrenë shumë dyshime.

Në Gjermani, 3 studiues nga Instituti i Ekonomisë së Punës në Bon, kanë vlerësuar efektin e rihapjes së shkollave mbi përhapjen e Covid-19, duke përfituar nga fakti që landet e nisin vitin shkollor në data të ndryshme. Shkollat që ​​nuk ishin rihapur ende në kohën e hulumtimit, funksionuan si një grup kontrolli.

Vlerësimet sugjerojnë që rihapja e shkollave, shkaktoi një rënie statistikisht të konsiderueshme të rasteve. Sipas autorëve, rihapja mund të ketë ndihmuar në frenimin e pandemisë, në vend se të përshpejtonte përhapjen e saj.

Tri javë pas rihapjes, rastet e konfirmuara u ulën në 0.55 për 100.000 banorë. Efekti prek kryesisht pacientët deri në moshën 34-vjeç. Për moshat mbi 60-vjeç, nuk ka ndonjë efekt statistikisht të rëndësishëm. Ekzistojnë të paktën 3 arsye pse situata në Gjermani mund të jetë përmirësuar me rikthimin e nxënësve në shkollë.

Shkollat ​​u rihapën në kushte shumë të ndryshme, nga ato që ishin para pandemisë. Përdorimi i maskave është i detyrueshëm, klasat janë të ndara, ndërsa nxënësit dhe mësuesit rrinë të distancuar. Pa miratimin e masave të sigurisë, shkolla favorizon përhapjen e sëmundjeve të ngjashme me gripin (siç tregohet, për shembull, nga Zherom Ada në një studim të botuar në “Gazetën Tremujore të Ekonomisë”).

Por maskat, higjiena dhe hapësira mund ta neutralizojnë problemin. Identifikimi i rasteve pozitive midis nxënësve dhe mësuesve, përfshin gjurmimin e menjëhershëm dhe izolimin e shpejtë të kontakteve të tyre, duke mundësuar prishjen e zinxhirëve të infeksionit që pa monitorimin e kryer në shkollë, nuk do të kishte ndodhur.

Rihapja e shkollave, ka shkaktuar një ndryshim drastik në sjelljen e prindërve, të cilët janë bërë më të kujdesshëm. Në fakt, me shkollat e mbyllura, infektimi ka një kosto më të lartë, pasi përfshin përjashtimin e fëmijëve nga klasat, dhe humbjen e orëve të mësimit për fëmijët dhe orëve të punës për prindërit).

Edhe prekja nga një grip i thjeshtë është më e kushtueshme, pasi nënkupton detyrimin e qëndrimit në shtëpi deri në rezultatin e tamponit. Salvatore Latanzio i Universitetit të Kembrixhit, kreu një analizë të ngjashme empirike mbi rajonet italiane, duke arritur në përfundime të kundërta.

Në Itali, rajonet që rihapën shkollat ​​më herët janë tani në krye të kurbës së infektimit. Në analizën empirike, autori analizon ndryshimin në infeksionet midis rajoneve që rihapën shkollat më 14 shtator dhe atyre që e bënë këtë më 24 shtator. Këto të fundit përbëjnë grupin e kontrollit, me të njëjtën seri karakteristikash rajonale që nuk ndryshojnë me kalimin e kohës.

Para rihapjes dhe në 25 ditët në vijim, rajonet që i përkisnin të dy grupeve nuk treguan ndryshime statistikisht të rëndësishme. Por javën e fundit, infeksionet janë rritur ndjeshëm në rajonet që rihapën shkollën të parat. Por korrelacioni midis rihapjes dhe rritjes së infeksioneve, nuk përbën domosdoshmërisht një lidhje shkakësore.

Për shembull, rajonet që rihapën shkollat të parat, janë ato në të cilat aktivitetet ekonomike janë më intensive, transporti më i përhapur, ndërveprimet shoqërore më të vazhdueshme dhe klima më e ftohtë: pra të gjithë faktorë që mund të ndikojnë negativisht në përhapjen e Covid-19.

Ndryshimet me Gjermaninë mund të jenë të dukshme, por ky vend duket se e ka menaxhuar më mirë shpërndarjen e ngarkesës nga rihapja e transportin publik, dhe protokollet e sigurisë në objektet shkollore, gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe pajtueshmërinë e qytetarëve me rregullat jashtë ndërtesave të shkollës.

Por a nuk do të ishte më mirë të mbyllen shkollat, duke u mbështetur sërish në mësimin në distancë? Mjerisht, ne e dimë që mësimi në distancë është praktikuar në mënyrë të pabarabartë nga zona në zonë, dhe nuk ka të njëjtin efektivitet si mësimi tradicional në klasë, të paktën për nxënësit më të vegjël.

Në përgjithësi, çdo reduktim në orët mësimore, ka efekte negative në aftësitë njohëse të nxënësve, rrit gjasat e braktisjes së shkollës, redukton regjistrimet në universitete apo kërkimin e një pune, ndikon në nivelin e pagës në moshën e rritur, dhe detyrat e kryera në vendin e punës.

Pra, mbyllja e shkollës mund të ketë efekte shkatërruese afatgjata në jetën e nxënësve, veçanërisht atyre që janë tashmë të dizavantazhuar. Para mbylljes së shkollës, duhet të vlerësohet çdo ndërhyrje e mundshme alternative, si përmirësimi i transportit publik, riorganizimi i orëve mësimore, mbyllja e aktiviteteve alternative që janë më pak të kontrollueshme dhe më pak të rëndësishme për ekonominë në një periudhë afatgjatë, rritja e kapacitetit për të testuar dhe gjurmuar kontaktet, kontrolli i pajtueshmërisë së njerëzve me rregullat e brendshme, dhe veçanërisht jashtë godinave shkollore (ku nxënësit e rritur tubohen dhe nuk mbajnë maskë).

Nuk ka kuptim që të sakrifikohet shkolla, një institucion themelor për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e njerëzve, për të shpëtuar (gjithsesi përkohësisht) aktivitete me vlerë të ulët të shtuar si ato që të paktën në Itali, kemi zgjedhur deri më tani t’i privilegjojmë.

Burimi i lajmit: https://www.internazionale.it/opinione/fabio-sabatini/2020/10/21/chiusura-scuole-italia

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: koronavirusshkollastudiuesit

TË LIDHURA

Fox news: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen për marrëveshjen e armëpushimit Iran-Izrael
Bota

Fox news: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen për marrëveshjen e armëpushimit Iran-Izrael

17:44 | 24/06/2025
Shefi i NATO-s Rutte: Trump bëri atë që askush tjetër nuk guxoi ndaj Iranit
Bota

Shefi i NATO-s Rutte: Trump bëri atë që askush tjetër nuk guxoi ndaj Iranit

17:33 | 24/06/2025
Trump: Nder që shkatërrova objektet bërthamore dhe ndalova luftën
Bota

Trump: Nder që shkatërrova objektet bërthamore dhe ndalova luftën

17:30 | 24/06/2025
Next Post
Matematika e kryeministrit që tallet me sakrificën e qytetarëve

Matematika e kryeministrit që tallet me sakrificën e qytetarëve

Ikën ditët me diell, ja si do jetë moti në fundjavë

Ikën ditët me diell, ja si do jetë moti në fundjavë

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër
Moti

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

by mirseda
18:14 | 24/06/2025
0

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me mot...

Fox news: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen për marrëveshjen e armëpushimit Iran-Izrael

Fox news: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen për marrëveshjen e armëpushimit Iran-Izrael

17:44 | 24/06/2025
Shefi i NATO-s Rutte: Trump bëri atë që askush tjetër nuk guxoi ndaj Iranit

Shefi i NATO-s Rutte: Trump bëri atë që askush tjetër nuk guxoi ndaj Iranit

17:33 | 24/06/2025
Trump: Nder që shkatërrova objektet bërthamore dhe ndalova luftën

Trump: Nder që shkatërrova objektet bërthamore dhe ndalova luftën

17:30 | 24/06/2025
Kaosi i tifozëve dhe ndërprerja, merret vendimi për ndeshjen në Itali

Kaosi i tifozëve dhe ndërprerja, merret vendimi për ndeshjen në Itali

16:39 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com