Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

“Corriere” bën bilancin: Pse Shqipëria dhe Greqia shënuan më pak viktima nga koronavirusi

5 vjet ago
in Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Corriere” bën bilancin: Pse Shqipëria dhe Greqia shënuan më pak viktima nga koronavirusi

Corriere della Sera, në një analizë të saj jep arsyet se pse në disa prej vendeve më të varfëra në Europë, ku permendet edhe Shqipëria pandemia pati një impakt më të lehtë.

Shqipëria renditet e dyta në kontinent për numrin më të ulët të viktimave për 1 milion banorë, si dhe e para për masat shtrënguese gjatë pandemisë.

Pas tre muajsh emergjencë si pasojë e pandemisë së COVID-19, të dhënat e grumbulluara lejojnë krijimin e një historiku, ose të paktën të pjesës së parë të tij.

Nga këto të dhëna del se në Europë kanë fituar vendet që zakonisht konsiderohen më të dobët.

Shqipëria, Greqia, Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe Sllovakia, kanë shënuar në raport me popullsinë, shumë pak dhe në disa raste një të dhjetën e viktimave në krahasim me vende të pasura të Europës si Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kanë shënuar shumë më pak raste me COVID-19, duke ia dalë të kontrollojnë kurbën e epidemisë dhe ta thyejnë më përpara, transmeton “abcnews.al”.

Fat? Ndoshta është dhe kjo. Ndoshta më pak persona mbartës të virusit janë transferuar në atë rajon qendër lindor të Europës në javët vendimtare të janarit dhe shkurtit.

Por disa tregues të pranishëm në të dhënat bëjnë të mendosh se ka dhe diçka tjetër: këto vende u treguan më modestë, sepse ishin më të vetëdijshëm të brishtësisë së sistemeve të tyre shëndetësore. Për këtë arsye nuk i morën me lehtësi sinjalet që vinin nga Italia dhe Spanja dhe vendosën të aplikojnë më parë dhe më me ashpërsi, regjimin për mbylljen totale. E dinin se nuk mund t’i lejonin vetes të ndërmerrnin rreziqe.

Një fotografi e situatës së 15 marsit të kaluar lejon të kuptohet se si rruga e dy pjesëve të europës – më e pasura në perëndim – më pak e pasura në Lindje – ndryshon dhe më shumë gjatë kësaj situate pandemie. Atë ditë Italia numëronte 1809 viktima nga koronavirus dhe 24 mijë raste infektimi.

Spanja kishte 294 viktima dhe 7988 raste, por pjesa tjetër e Europës mund të mendonte se ishte jashtë rrezikut. Franca, në atë kohë vendi i tretë më i prekur, kishte 127 viktima dhe 5423 të infektuar të regjistruar.

Shumë, në pjesë tjetër të Europës perëndimore dyshonin në mënyrë të heshtur se epidemia në jug të Europës ishte rezultat i keq organizimit të vendeve të përfshira.

Universiteti i Oksford projektoi një njësi matëse nga 1 deri në 100 për sa i përket mbylljes graduale deri tek ajo totale e vendeve gjatë pandemisë. Në mes të muajit mars, grupi i vendeve modeste kishte nisur të lëvizte për të frenuar përhapjen e virusit:

Vendi ynë renditet i pari në këtë shkallë për sa i përket mbylljes

Shqipëria 84

Sllovakia 71

Rumania 67

Polonia 60

Hungaria 59

Greqia 57

Ndërsa vendet më të pasura dukeshin më të shkujdesur:

Gjermania 37

Franca 50

Belgjika 53

Britania e Madhe 11

Zvicra 46

Suedia 10

Një kufizim i lëvizjes dhe mbyllja e kufijve do të realizoheshin të gjithë Europën Perëndimore vetëm në muajin mars, dhjetë ditë më pas, kur tashmë ishte e qartë se epidemia nuk ishte vetëm një problem i Italisë apo i Spanjës. Ishin dhjetë ditë fatale, që mund t’i kenë kushtuar jetën dhjetëra mijëra njerëzve.

Dy muaj e gjysëm më vonë janë të qarta shenjat se nënvlerësimi i vendeve më të forta të Europës ka shkaktuar një kosto shumë të lartë. Dhe se modestia e vendeve të varfëra të Europës dha rezultatet e saj. I ka bërë më largpamës dhe më pak të brishtë. Sipas të dhënave të Uorld meter,

Shqipëria shënon 11 viktima për 1 milion banorë

Britania e Madhe 536 viktima për 1 milion banorë

Greqia 16 viktima për 1 milion banorë

Belgjika 795 viktima për 1 milion banorë

Sllovakia 5 viktima për 1 milion banorë

Franca 432 viktima për 1 milin banorë

Zvicra 220 viktima për 1 milion banorë

Rumania 60 viktima për 1 milion banorë

Gjermania 99 viktima për 1 milion banorë

Polonia 60 viktima për 1 milion banorë

Një pandemi dramatike sigurisht që nuk është konteksti i përshtatshëm për parabola të përgjithshme mbi vlerat e modestisë dhe të kujdesit, por dhe të rreziqeve kur ka më shumë besim seç duhet tek ata që drejtojnë vendin.

Por vetëdijësimi i brishtësisë përkatëse duket se i kanë bërë vendeve si Shqipëria dhe Greqia, një nder të madh. /abcnews.al

Tags: Greqishqiperiviktima

TË LIDHURA

Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi

21:13 | 15/09/2025
Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online
Aktualitet

Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online

20:10 | 15/09/2025
Meta kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, zbulohet data e seancës në Gjykatën e Lartë
Politikë

Meta kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, zbulohet data e seancës në Gjykatën e Lartë

18:52 | 15/09/2025
Next Post
Epidemiologia e ISHP-së: Në fund të majit mund të hiqen kufizimet

Epidemiologia e ISHP-së: Në fund të majit mund të hiqen kufizimet

COVID-19/ Rregullat e reja që duhet të zbatohen në kisha

COVID-19/ Rregullat e reja që duhet të zbatohen në kisha

Lufta ndaj koronavirusit/ Trump befason të gjithë me veprimin e tij

Lufta ndaj koronavirusit/ Trump befason të gjithë me veprimin e tij

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions
Sport

Ndeshja ndaj Dortmund, trajneri i Juves motivon ekipin: Jemi gati për Champions

by mirseda
21:29 | 15/09/2025
0

Tekniku i Juventusit, Igor Tudor doli në konferencë para ndeshjes së Champions ndaj Dortmund. “Nuk mendoj kurrë...

Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi

Aksident në aksin Fier–Patos, makina përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi

21:13 | 15/09/2025
“Takimi Putin-Zelensky i vështirë, e urrejnë njëri-tjetrin”, Trump: Duhet të ndërhyj për t’i bashkuar, do të flas veçmas me ta

“Takimi Putin-Zelensky i vështirë, e urrejnë njëri-tjetrin”, Trump: Duhet të ndërhyj për t’i bashkuar, do të flas veçmas me ta

21:05 | 15/09/2025
Në një ceremoni private, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

Në një ceremoni private, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

20:15 | 15/09/2025
Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online

Nga reklamimi me postera në xhamat e lokalit te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarët drejt skemës piramidale online

20:10 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com