Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Çmimet e prodhimit pësuan rënie të fortë në tremujorin II

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çmimet e prodhimit pësuan rënie të fortë në tremujorin II

Indeksi i çmimeve të prodhimit pësoi një rënie të fortë me 4.1% në tremujorin e dytë të vitit, duke ulur më shumë presionin për rritje të inflacionit në ekonomi.

Ky indeksi mat çmimet e produkteve vendase në hallkën e parë të tregtimit ose e thënë ndryshe çmimin me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit. Ai është një tregues me vlerë orientuese për ecurinë e pritshme të çmimeve të konsumit.

Instat raporton se rënia e çmimeve të prodhimit në tremujorin e dytë u përcaktua sidomos nga industria nxjerrëse, me 32% më pak krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Pandemia dha një goditje të fortë në çmimet e lëndëve të para në tregjet botërore, duke ndikuar rrjedhimisht edhe çmimet e shitjes së produkteve të industrisë nxjerrëse në Shqipëri. Ndërkohë, çmimet e industrisë përpunuese iu kthyen një rritje të lehtë me 0.2%, pas rënies me 1.5% në tremujorin e parë.

Një rritje e lehtë u regjistrua kryesisht në çmimet e industrisë së përpunimit të veshjeve dhe këpucëve, të destinuara kryesisht për eksport. Ndërkohë, dega më e rëndësishme, ajo e industrisë ushqimore, qëndroi në rënie me 0.6% më pak krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, çmimet e importit regjistruan një rritje vjetore të lehtë me 0.4%. Ndryshe nga çmimet e prodhimit vendas, këtu si produktet e industrisë nxjerrëse, ashtu edhe të asaj përpunuese, shënuan një rritje të lehtë të çmimeve, me përkatësisht 1.3% dhe 0.9%.

Duket se ecuria e çmimeve të prodhimit dhe atyre të importit nuk paralajmërojnë një rritje të shpejtë të indeksit të çmimeve të konsumit në vend. Inflacioni regjistroi një rritje kalimtare në muajt e parë të pandemisë, i shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimit të prodhimeve ushqimore dhe nga një mbiçmim afatshkurtër i euros në kursin e këmbimit me lekun. Por, pas rihapjes së ekonomisë inflacioni ra gradualisht në nivelin 1.4%, që ishte vlera mesatare e rritjes së çmimeve të konsumit për vitin e kaluar.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të qëndrojë i ulët edhe gjatë vitit 2020 dhe parashikimi për kthimin e tij në objektiv është shtyrë për në vitin 2022./Monitor

Tags: cmimetprodhimitrenietremujorin

TË LIDHURA

Sarandë: Hedhen inertet në breg, pranë policisë bashkiake
Aktualitet

Sarandë: Hedhen inertet në breg, pranë policisë bashkiake

17:38 | 14/02/2026
Eva Dumani, pas 12 vitesh në kampin e ferrit në Siri, rikthehet në Tiranë
Aktualitet

Eva Dumani, pas 12 vitesh në kampin e ferrit në Siri, rikthehet në Tiranë

17:07 | 14/02/2026
Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër
Aktualitet

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër

16:27 | 14/02/2026
Next Post
Hoti dhe Vuçiç përballen sërish sot, në takim merr pjesë edhe Trump

Hoti dhe Vuçiç përballen sërish sot, në takim merr pjesë edhe Trump

Bilanci/ Rritet numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit

Bilanci/ Rritet numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit

E la në “baltë”/ Halit Valteri i hakërrehet Rudina Hajdarit

E la në “baltë”/ Halit Valteri i hakërrehet Rudina Hajdarit







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Sarandë: Hedhen inertet në breg, pranë policisë bashkiake
Aktualitet

Sarandë: Hedhen inertet në breg, pranë policisë bashkiake

by mirseda
17:38 | 14/02/2026
0

Një ndërhyrje është evidentuar ditën e sotme në bregdetin e Sarandës, ku janë hedhur materiale inerte. Bëhet...

Eva Dumani, pas 12 vitesh në kampin e ferrit në Siri, rikthehet në Tiranë

Eva Dumani, pas 12 vitesh në kampin e ferrit në Siri, rikthehet në Tiranë

17:07 | 14/02/2026
Mijëra të vrarë në Teheran; 200 mijë protestojnë në Mynih kundër Iranit

Mijëra të vrarë në Teheran; 200 mijë protestojnë në Mynih kundër Iranit

16:51 | 14/02/2026
Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër

16:27 | 14/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com