Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Ç’ka bërë PD, nuk rrëfehet”, thotë populli…

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Artur Ajazi

Opozita e ndarë më tepër se kurrë, sot ka gjetur rrugëdalje vetëm në akuza dhe denoncime. Koncepti mbi “fitoren e pushtetit”, duket se nuk ka ndryshuar. Shpif, denonco, akuzo, paralajmëro protesta dhe “përmbysje regjimi”, nxirr ca shkresurina dhe dosje, dhe ke fituar “gjysmën e punës”. Partia Demokratike, është sot në ditë të hallit. Me një kryetar të rikthyer dhunshëm nga frika e ndëshkimit nga drejtësia, me një kryesi dhe forume të sakatepsura, ajo forcë politike pretendon të fitojë pushtetin sërish. Në Vlorë teksa shëtitja një mbrëmje gushti, dëgjoja një bisedë mes dy burrash, ku njëri i thosh tjetrit se “ç’ka bërë PD këtu dhe jo vetëm, nuk rrëfehet, si mund të votojmë ata njërëz dhe ti sjellim në pushtet”.

Drithërima për qasjen e PD-së drejt pushtetit, nuk është vetëm në Vlorë (qyteti që e vuajti dhe po e vuan edhe sot pasojën e tmerrshme të 1997) por ajo dëgjohet edhe në Berat, Korçë, Sarandë, Durrës, Elbasan, etj. Kudo ku Sali Berisha “mbolli” vdekjen dhe hakmarrjen, me shkatërrimin e shtetit dhe shpërndarjen e armatimeve dhe municioneve.

Shqipëria sot numeron mbi 20 mijë të vrarë (prej 1997) nga armët e rrëmbyera nga depot e ushtrisë dhe policisë, plagë e madhe sociale e cila ka gjasa të mos mbyllet kurrë. Ai që shkatërroi shtetin sot kërkon rikthimin në pushtet. Ai që rrëmbeu me ligj dhe vendim qeverie milionat e shqiptarëve nga piramidat në 1996, dhe detyroi popullin të ngrihet në revolucion, kërkon sot të bëhet sërish kryeministër. Ai që futi në vëllavrasje Veriun dhe Jugun dje, dhe i fryn akoma asaj “melodie” edhe sot, kërkon të marrë sërish pushtetin. Ai ka ngritur sot “perandorinë” e tij në media, edhe pse Vettingu, i shembi atij, paksa atë “ngrehinë” në organet e drejtësisë. Ai ka ngritur sot shtetin paralel, ka ngritur strukturat e tij, dhe është gati të bëjë gjithçka për të shpëtuar kokën, pasurinë dhe klanit që e mbështet.

“Ç’ka bërë PD, nuk rrëfehet”- i thosh vlonjati-vlonjatit, por këtë ja thotë sot, çdo shqiptar-shqiptarit, që ka ende në kujtesën e tij krimin, kaosin dhe shkatërrimet që ka sjellë ajo parti, gjithmonë që ka patur pushtet. Afrimi i zgjedhjeve të reja lokale, duket se do ta nxjerrë jashtë loje përfundimisht partinë dhe kandidatët e Sali Berishës.

Qytetarët e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, Dibrës, Sarandës, Lezhës, Kukësit, apo dhe Shkodrës e Tropojës, nuk mund të besojnë mitingashët e Sali Berishës, nuk mund të votojnë “misionarët” e shkatërrimit. Ata do të rikonfirmojnë sërish në krye të bashkive, njerëzit e punës, fjalëmbajturit, ata që kanë punuar ditë-natë për qytetarin, hallexhiun, investimet, kandidatët e Partisë Socialiste. Qytetarët e këtij vendi, do të ndajnë njëherë e përgjithmonë me votën e lirë, të keqen nga e ardhmja, të ligun nga i miri, dhe do ti japin përgjigjen e merituar një opozite dallkauke dhe tinzare.

Tags: Artur Ajaziopozita

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Kriza energjetike, qeveria tashmë me një plan masash

L*ftë

Shpërthimi në Burkina Faso: Dhjetëra të vd*kur pas goditjes së autokolonës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com