Kjo foto i jep fund të gjitha thashethemeve që qarkulluan muajt e fundit se Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga i kishin dhënë fund romancës së tyre. Ata vijojnë të jenë së bashku. Para nisjes së portierit të Partizanit për fazën përgatitore, të dy janë shfaqur në ambientet e një lokali duke tymosur.
Fillimisht foto është publikuar nga vetë faqja zyrtare e këtij lokali, por më pas është hequr. Siç duket, çifti nuk ka dashur të krijojë të tjera lajme rozë dhe ka ndërhyrë që postimi mos të ishte më.