Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Cili është sekreti i lumturisë sipas teoricienit të shoqërisë fluide

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Cili është sekreti i lumturisë sipas teoricienit të shoqërisë fluide

Reflektimet e Zigmunt Bauman, janë ende sot më të rëndësishme se kurrë më parë. Çdo njeri që ka jetuar, ka qenë i fiksuar pas një qëllimi specifik: të jetë i lumtur. Dhe rrugët që zgjedh të ndjekë secili prej nesh janë të pafundme.

Por sipas planeve tona, të gjitha ato shkojnë në të njëjtin drejtim. Problemi është se pasi udhëtoni, vini re se shumë shtigje që keni ndjekur kanë rezultuar të gabuara. Kjo çështje ka shqetësuar shpesh edhe Zigmunt Baumanin, dhe ja se cilat janë këshillat e sociologut të madh polak.

Lumturia e vërtetë

Shumica e intelektualëve i ka konsideruar çështje të tilla si lumturia si shumë të lehta për t’u trajtuar prej tyre. Përkundrazi, Bauman nuk kishte frikë të fliste për atë që është aspirata që bashkon mbarë njerëzimin. Duke shpjeguar se çfarë është lumturia në dokumentarin “Teoria suedeze e dashurisë” Transmetuar në Rai 3, teoricieni i shoqërisë fluide tha se “nuk është e vërtetë që lumturia do të thotë të kesh një jetë pa probleme”.

Sipas tij një jetë e lumtur është produkt i tejkalimit të problemeve, i zgjidhjes së vështirësive. “Ju duhet të përballeni me sfidat, të bëni më të mirën. Lumturia arrihet kur njeriu kupton se është në gjendje të kontrollojë sfidat që i lëshon fati, pasi kur shtohet komoditeti ai ndihet si i përhumbur”.

Sa më shumë të jemi në gjendje të luftojmë, të përpiqemi, të bëjmë zgjedhje domethënëse, aq më shumë do të shkurtohet edhe distanca që na ndan ne nga lumturia. Megjithatë kjo është një luftë që nuk duhet përballuar vetëm.

Kurthi i pavarësisë

Në fakt gjatë dekadave të fundit, njerëzit kanë mësuar gjithnjë e më shumë të jenë të pavarur, të mos varen nga të tjerët, duke bërë gjithçka për t’u ndjerë mirë vetëm, për t’u ndjerë mirë me veten. Por sipas Bauman, ky është drejtimi i gabuar.

Njerëzit që dinë të jenë të pavarur po e humbasin dalëngadalë aftësinë për të jetuar me të tjerët, pasi ata kanë humbur aftësinë për t’u socializuar. “Sa më i pavarur që të jeni – thotë Bauman në dokumentarin “Teoria suedeze e dashurisë” – aq më pak jeni në gjendje të kontrolloni pavarësinë tuaj, dhe ta zëvendësoni atë me një ndërvarësi të këndshme”.

Nga ana tjetër, është e kuptueshme: të qenit i lidhur me njerëzit është diçka shumë e ndërlikuar, dhe për ta bërë këtë duhet të jesh në gjendje të pranosh jo pak kompromise, të plotësosh nevojat e të tjerëve, të kesh durim.

Natyrisht që kjo është e ndërlikuar, por lumturia lind nga marrëdhëniet, jo nga pavarësia. Sipas Baumanit “në fund pavarësia të çon drejt një jete boshe, të pakuptimtë, dhe të zhyt në një mërzi të madhe”. / Libreriamo – Bota.al

Tags: lumturiateoricieni i shoqërisë fluideZigmunt Bauman

TË LIDHURA

Katari në alarm: Eksportet e energjisë mund të rikuperohen me vite pas sulmeve
Bota

Katari në alarm: Eksportet e energjisë mund të rikuperohen me vite pas sulmeve

16:33 | 19/03/2026
Hekurudha Kinë-Evropë, një shtysë e re për një ekonomi botërore të hapur
Bota

Hekurudha Kinë-Evropë, një shtysë e re për një ekonomi botërore të hapur

15:42 | 19/03/2026
Washington Post: Dronë misteriozë u zbuluan mbi bazën ku jetojnë sekretarët Rubio dhe Hegseth
Bota

Washington Post: Dronë misteriozë u zbuluan mbi bazën ku jetojnë sekretarët Rubio dhe Hegseth

15:36 | 19/03/2026
Next Post
Ata që e yshtën kalorësin e vrerosur

Ata që e yshtën kalorësin e vrerosur

Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s, ultimatum SHBA-së

Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s, ultimatum SHBA-së

Tërmeti dëmton disa pallate në Pukë, plasaritje edhe në spitalin e qytetit

Tërmeti dëmton disa pallate në Pukë, plasaritje edhe në spitalin e qytetit







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Katari në alarm: Eksportet e energjisë mund të rikuperohen me vite pas sulmeve
Bota

Katari në alarm: Eksportet e energjisë mund të rikuperohen me vite pas sulmeve

by mirseda
16:33 | 19/03/2026
0

Sulmet e Iranit ndaj Katarit kanë dëmtuar objektet që prodhojnë 17% të kapacitetit të eksportit të gazit...

“Peqin/ Zbulohen 4 mijë bimë kanabisi në banesë, dyshohet për drejtorin e burgut të Rrogozhinës”

“Peqin/ Zbulohen 4 mijë bimë kanabisi në banesë, dyshohet për drejtorin e burgut të Rrogozhinës”

16:27 | 19/03/2026
Opozita në Bundestag: Qeveria dhe PS po pengojnë drejtësinë

Opozita në Bundestag: Qeveria dhe PS po pengojnë drejtësinë

16:15 | 19/03/2026
“Këlliçi: Shqipëria ‘pjesërisht e lirë’, autokraci elektorale”

“Këlliçi: Shqipëria ‘pjesërisht e lirë’, autokraci elektorale”

15:51 | 19/03/2026
Hekurudha Kinë-Evropë, një shtysë e re për një ekonomi botërore të hapur

Hekurudha Kinë-Evropë, një shtysë e re për një ekonomi botërore të hapur

15:42 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com