E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Tërmeti dëmton disa pallate në Pukë, plasaritje edhe në spitalin e qytetit

Lëkundjet e tërmetit të regjistruar mbrëmjen e djeshme në vendin tonë, kanë lënë pasoja në Pukë, ku janë dëmtuar disa ndërtesa. Lajmi është konfirmuar nga Bashkia e Pukës, sipas së cilës edhe në spitalin e qytetit janë shënuar plasaritje dhe rënie suvash. Po kështu, janë konstatuar dëme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorëve ka plasaritje, nderkohë janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.

EMSC shkruan se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.6 ballë të shkallës rihter dhe epiqendra e saj ka qenë 12 km nga qyteti i Pukës, ndërsa thellësia e saj ka qenë 10 km. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Lezhë e Kosovë.

“Pak minuta më parë, Puka ka përjetuar një lekundje të fortë sizmike. Tërmeti që kishte epiqendren pranë Pukës, ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km. Bashkia Pukë po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkohë që janë porositur administratorët dhe kryepleqtë e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate. Deri tani janë konstatuar dëme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorëve ka plasaritje, nderkohë janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve. Plasaritje dhe renie suvash ka dhe në spitalin e qytetit. Inkurajojm të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129”.

Lexo edhe :   Toka nuk gjen qetësi, sërish lëkundje tërmeti

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...