E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s, ultimatum SHBA-së

Rusia nuk do të presë “pafundësisht” për një marrëveshje sigurie me NATO-n, dhe përparimi varet nga SHBA-ja, tha të premten Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, duke mbajtur presionin pas një jave bisedimesh të nivelit të lartë me Perëndimin që nuk arritën të japin përparim të dukshëm.

“Ne presim përgjigje me shkrim nga kolegët tanë” në SHBA dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, u tha Lavrov gazetarëve, në një konferencë shtypi në Moskë. “Dëshiroj të theksoj mbi të gjitha se ne kemi nevojë për garanci ligjore detyruese, sepse angazhimet politike të marra në vitet 1990 nuk u respektuan kurrë nga partnerët tanë perëndimorë.

Kremlini mbetet në një kurs përplasjeje me SHBA-në dhe aleatët e saj evropianë, për një grumbullim masiv të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën. SHBA po ushtron presion mbi Evropën, për të rënë dakord mbi sanksionet e mundshme mes shqetësimeve që presidenti Vladimir Putin mund të pushtojë së shpejti Ukrainën, sipas njerëzve të njohur me diskutimet. Rusia mohon se planifikon ndonjë pushtim të fqinjit të saj.

Takimet e kësaj jave midis Rusisë dhe SHBA-së dhe NATO-s nuk arritën të hidhnin dritë mbi synimet e Moskës. Rusia nuk është zotuar të vazhdojë bisedimet deri më tani. NATO ka hedhur poshtë kërkesat e Rusisë që aleanca ushtarake të përjashtojë anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës dhe shteteve të tjera ish-sovjetike, dhe që ajo të tërheqë forcat në pozicionet që ata kishin në 1997.

Paralajmërimi i Putinit muajin e kaluar për “masat e reagimit ushtarako-teknik” nëse Perëndimi zhvendos forcat në Ukrainë, do të thoshte se Rusia është gati të vendosë pajisje për të kundërshtuar lëvizjet armiqësore pranë kufijve të saj, tha Lavrov. “Unë nuk do të kërkoja një kuptim të fshehur”, tha ai. “Ne gjithmonë i përgjigjemi kërcënimeve që krijohen për sigurinë ruse”.

Lexo edhe :   Analiza e “Reuters”: NATO do të ketë rol dytësor nëse Rusia pushton Ukrainën

SHBA-të kanë treguar se do t’i përgjigjen propozimeve ruse brenda një jave, sipas Lavrov. Moska u tha negociatorëve amerikanë se ata nuk mund të zgjedhin se cilat pjesë të paketës do t’i përgjigjen, tha ai.

Lexo edhe :   “Përplasja me Rusinë”, Blinken mbërrin në Ukrainë

Ndërsa Uashingtoni refuzon t’i japë Rusisë të drejtën e vetos mbi anëtarësimin në NATO, diplomatët amerikanë thonë se janë të gatshëm të diskutojnë çështje dypalëshe, duke përfshirë madhësinë dhe shtrirjen e stërvitjeve të ardhshme ushtarake dhe vendosjen e sistemeve raketore me rreze të mesme veprimi në Evropë. SHBA u tërhoq nga një traktat që rregullonte armë të tilla në vitin 2019..

“Ne jemi të sigurt se me vullnet të mirë, gatishmëri për kompromis, se është gjithmonë e mundur të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht”, tha Lavrov. “Në të njëjtën kohë ne po vazhdojmë të përgatitemi për çdo rrjedhë të mundshme të ngjarjeve”.

Burimi i lajmit: bloomberg. Pershtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...