Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çili arrestohet me spektakël, të përgjuarit për vjedhje votash në liri

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çili arrestohet me spektakël, të përgjuarit për vjedhje votash në liri

Nga: Agron Gjekmarkaj

Unë nuk e di çka bërë Henri Çili, në janë të verteta apo të genjeshtra akuzat kunder tij ! Nuk e kam as mik, të njohur prej vitesh po me të cilin jam perplasur ashper në emisionin Top Story per ligjin e arsimit të lartë ku ai mbronte variantin e qeverisë që u bë edhe ligj ! Por një krahsimi nuk i shmangem dot ! Prestigjiozia “Bild” botoi pergjime pa fund ku dukej qartë sesi figurat politike të PS-së në Diber e Shijak u perfshinë në manipulimin e procesit zgjedhor !

Aty dolën emrat e Dakos, Gjiknurit , Tahirit, Manjes etj ! Deri tani asnjë ndalim, anjë proces asgjë prej gjëje! Po ashtu menaxhimi i procesit të Saimir Tahirit la shijen e një perkedheljeje nën kodin e heshtjes së ndersjelltë! Nëse pergjimet janë argument sapo kemi rastin të themi që dhunshem u perdoren dy standarte! Ai u mor natën me spektakel të madh policor sikur të kishte vrarë nja 10 veta! Nuk ju dha mundesia të trajtohej si personazhet e Dosjes së Shijakut dhe të Dibres! Ata janë të gjithë sot në tribunen e Kongresit të PS duke shitur moral !Dikur Henri Çili shfaqej neper studio me revisten Mapo në dorë ku shpallte Edi Ramen si njeriu i vitit ! Asokohe nuk kishte pergjim që e zinte Çilin, nuk kishte polici ti shkonte tek dera, nuk kishte prokuror a gjykates që të shpallte urrdher arresti per të !

Prej disa muajsh Çili dhe mediat e tij, personazhet që influencohen prej tij kanë patur një qendrim kritik ndaj Edi Rames, qendrim i cili ashpersohej gjithnjë e ne shumë!! Në hierarkinë e ngjarjeve që ndodhin, trafik influence, korrupsion, krim ekonomik e krim i mirfillte ka perzgjedhje, ka tendence ka sfond politik! A pergjohen klientet e Qeverise!? Ata që marrin konçensione dhe tendera me shifra uleritese? Jo me gjase! Prokurori i Pergjithshem per te tilla gjera duhet të na jape ndonje lajm! Drejtesia e re siç e quajti ai do na dukej me bindese nese merret me qeverine, me kryeministrin, ministrat, hajdutet e votes e me pas pse jo edhe me Henrin !

Tani që Henri Çili nuk është më mik i Edi Rames perfshihet në një mega grup kriminal nuk është çudi që të shpallet edhe kryetar i ketij grupi ! Ditë më parë Kryeministri foli për lidhje të analisteve me botën e krimit ! Ja i duhej një subjekt ! Po a bind kjo teze per tu ilustruar nepermjet Henri Çilit kur deputete , kryetar bashkishe te zgjedhur nga Edi Rama ranë nga ligji i dekriminalizimit!? Jo nuk bind ! Të gjithë ata që kundershtojnë Edi Ramen duhet ta marrin në konsideratë që mund të pergjohen në çdo hap, të fotografohen me kedo që rrinë apo hanë e pinë ! Tanime ai e ka shtetin krejt per vete dhe në çdo verige ka njerzit e tij të devotshem për tja lyer me sherbestari çdo deshirë! Më shumë se ajo që mund të ketë bërë apo mos bërë Henri Çili doraseve të kesaj historie u duhet mesazhi publik që percillet!

Kini frikë është kumti i tij! Ne ju tolerojme, ne ju falimi, ne ju mbeshtesim por ama ne kur duam jua fusim! Në mediumet kryesore të vendit janë ënde 8-9 veta që mbajne qendrime me te forta se vete Opozita zyrtare, te pakapur e te pa friksuar pa hije e skelete ne sirtar,ndaj pushtetit total dhe totalitarizmit në horizont! Nuk me rezulton që Henri Çili ishte në mesin e tyre ( kritikeve te paepur të Kryeministrit) por thjeshtë kishte ndryshuar qendrim ! Ai është një pronar universiteti, botues etj me gjase i ferguar me vajin e vet pa para publike me shume interesa që e kanë bërë elastik ndaj pushtetit i cili zemerohet kur nuk e perdor më! Natyra perdoruese e pushtetit tanime ketu është e konsoliduar, pertej ngjyrave politike! Të gjithë duan te të perdorin pushteti dhe opozita, opozita kur behet pushtet dhe pushteti opozite! Diku në këtë ingranazh Henri Çili plus mendjelehtesite e veta u rrezua per tu shkeur brutalisht nga zemerimi i të gjithëpushteshmit! Nuk do degjojme asnje lajm te tille per ata që mbeshtesin Qeverine ! Asnje ! Nese perdorim një term të Fan Nolit, ata janë “të nderçim” !

Edi Rama ka marrë gjithçka! Por as atij as sherbetorve të tij që mund të na ndjekin apo pergjojne, pas dere apo poshte krevatit, ne dollap apo telefon nuk mund t’ ju dorezojme lirine tone, te drejten per mos patur frike as prej atij as prej Dulle Baxhave që per nje m…karrige janë gati me u transformu në instrumente të ndyra të çdo deliri pervers! Mes ketyre dilemash nuk dua aspak ti dal zot çdo kujt që shke ligjet e ketij vendi perkundrazi por kur ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe ai kthehet kunder te gjithve! Ligji për Çilin dhe ashiket e dosjeve të Shijakut dhe Dibres nuk qe i barabartë!

Nese Çili do te ishte studiove duke kerkuar nje mandat te trete per Ramen a mendon kush se ai sonte do ishte ne qeli me faj apo pa faj?

 

Tags: Agron GjekmarkajHenri Çilipergjimetrama

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Aksident i rëndë, humb jetën këmbësori

Aksident i rëndë, humb jetën këmbësori

Henri Çili, grup i strukturuar kriminal?! Është t’ia fusësh vrapit

Henri Çili, grup i strukturuar kriminal?! Është t’ia fusësh vrapit

OBSH rrit nivelin e alarmit, shkencëtarët izraelitë afër krijimit të vaksinës

OBSH rrit nivelin e alarmit, shkencëtarët izraelitë afër krijimit të vaksinës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com