E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

OBSH rrit nivelin e alarmit, shkencëtarët izraelitë afër krijimit të vaksinës

Harta e përhapjes së virusit po zgjerohet. Ndonëse situata në Kinë po stabilizohet nga koronavirusi, rreziku i përhapjes globale është ende shumë i lartë.

Këtë e njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë. Gjendja është më shqetësuese në Itali ku 21 persona kane humbur jetën. Numri i të infektuarve ka arritur në 889, por mbi 400 janë pa simptoma.

Të shumtë janë italianët që kanë shpërndarë virusin nëpër Europë dhe në Afrikë.

Gjermania i frikësohet shpërthimit të një epidemie, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për një rritje të numrit të të prekurve.

Teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë i frikësohet shpërthimit të një pandemie, specialistet e virologjisë thonë se virusi mund të zhduket me rritjen e temperaturave, me ardhjen e pranverës në hemisferën veriore.

Shkencëtarët izraelitë thonë se janë shumë pranë zhvillimit të një vaksine kundër koronavirusit.

Zyrtarët në vend presin që ilaçi të jetë në dispozicion brenda 90 ditësh, pasi të ketë përfunduar testimin e nevojshëm.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...