Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Cilët janë skenarët e protestës së 8 korrikut? Ish-deputeti zbulon detajet

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Cilët janë skenarët e protestës së 8 korrikut? Ish-deputeti zbulon detajet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zbuloi disa detaje në lidhje me protestën e 10 kombëtare. Në studion e lajmeve të ‘Fax News’, Salianji tha se ligjërisht këto zgjedhje janë të pavlefshme dhe nul. Sikundër një pjesë e mirë e të djathtëve, ai i mëshoi fort faktit se u vërtetuan me pamje se zgjedhjet u manipuluan, dhe se nuk do ndalen deri në realizimin e objektivit për zgjedhje të lira. Referuar çështjes së mbushjes së kutive me vota të pavlefshme, ai tha se janë votat e administratës të cilët janë kërcënuar me punën e tyre.

Pse nuk e tërhiqni kryetarin e KQZ, duke qenë se qëndrimi i tij nuk ka asnjë vlerë për ju?

Nuk është saktësisht kështu, nuk është në tagrin tonë që të tërheqim përfaqësues që për shkak të ligjit, që të tërheqim dikë që supozohet i pavarur dhe mbi të gjitha është një votë që ka peshën e njëjtë me anëtarët e tjerë të KQZ-së.

Protesta e 8 korrikut, çfarë prisni nga ajo?

Është një situatë ku ne presim masivitet dhe përkrahje, dhe ku ne do të falenderojmë qytetarët për sakrificën dhe mbështetjen kundër Edi Ramës dhe zgjedhjeve të 30 Qershorit. Rama e ktheu këtë datë në një referendum, dhe ai e ka humbur rëndshëm. E vetmja alternativë e tij ishte pjesmarrja. Nëse do të merrnin pjesë 35% të shqiptarëve, atëherë do të kishte të drejtë. Por ai në rastin konkret duhej që së paku të jepte dorëheqejen, por ai nuk e ka bërë asnjëherë këtë gjë. Ne e dinim që në fillim se beteja nuk ishte e lehtë, por ne do të vijojmë deri në fundin e saj.

A ka një skenar për zhvillimin e protestës së 10 kombëtare?

Ne i kemi dhënë rëndësi gjithmonë pjesmarrjes së madhe. Ndërkohë që kërkesat që kemi për të shtruar është largimi i Ramës, zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme, dhe së fundmi edhe hetimin e shpejtë të dosjeve të dala nga përgjimet e fundit. Është një tjetër akt i opozitës së bashkuar e cila do të vazhdojë të bind dhe të ofrojë alternativa të reja për qytetarët. Për të krijuar mundësi dhe kushte reale për qytetarët shqiptarë, që fatkeqësisht po ikin masivisht.

Është pjesë e skenarit zhvendosja e protestës para Kuvendit?

Ne jemi vetëm në situatën ku dimë se do të ketë pjesmarrje të madhe, dhe ne po shkojmë në çdo qytet dhe po bëjmë thirrje kudo nëpër media për të marrë pjesë masivisht më 8 korrik.

Ju thoni se nuk i njihni zgjedhjet, si do ta konkretizoni këtë qëndrim?

Ne themi se këto nuk ishin zgjedhje. Në këtë kuptim, këto nuk mund të jenë një imponim ndaj qytetarëve për ti zhvatur edhe 4 vjet. Së dyti, ligjërisht këto zgjedhje janë të pavlefshme dhe nul, dhe me të drejtë janë cilësuar kështu edhe nga OSBE/ODHIR, ku u konstatua mbushja e kutive të votimit dhe manipulimi i pjesmarrjes. Ka një datë të re nga presidenti, dhe të shohim çfarë do të ndodhi. Ne do të vazhdojmë edhe ligjërisht ta godasim, por edhe të presim zgjedhjet e lira.

Çfarë vendimi është diskutuar se do të merret për lirimin e zyrave nga ana e kryebashkiakëve të djathtë?

Kryetarët e Bashkive të zgjedhur nga qytetarët dhe ligjërisht nuk besoj se do të braktisin detyrën për t’ua dhënë kryetarëve socialistë të zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Nuk është se ka një vendimmarrje të PD-së se përderisa ligjërisht nuk ka zgjedhje, edhe logjikisht ne nuk kemi pse marrim një akt për një vendim se është çmendur dikush përballë.

 

 

Tags: Ervin SalianjiPDprotestaZgjedhjet

TË LIDHURA

Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria
Shqipëria

Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria

21:09 | 30/10/2025
“Ky qytet është i yni”/ Binaj takim në zonën e “Myslym Shyrit”: Qytetarët janë zëri i tij
Politikë

“Ky qytet është i yni”/ Binaj takim në zonën e “Myslym Shyrit”: Qytetarët janë zëri i tij

20:16 | 30/10/2025
Berisha vendos te karrigia e Ramës foton me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal
Politikë

Berisha vendos te karrigia e Ramës foton me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal

20:14 | 30/10/2025
Next Post
Një kryetar partie në Presidencë

Një kryetar partie në Presidencë

“Paketa Antishpifje”/ Vokshi: Censurimi i mediave nga Rama, po e kthen vendin në diktaturë

“Paketa Antishpifje”/ Vokshi: Censurimi i mediave nga Rama, po e kthen vendin në diktaturë

Harrojeni luksin e Vip-ave, 18 fëmijët shqiptarë që po pushtojnë Instagramin

Harrojeni luksin e Vip-ave, 18 fëmijët shqiptarë që po pushtojnë Instagramin







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria
Shqipëria

Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria

by mirseda
21:09 | 30/10/2025
0

Një studim i ri nga Qendra Euro-Mesdhetare për Ndryshimet Klimatike ka zbuluar mekanizmin që favorizon përmbytjet ekstreme...

Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

21:08 | 30/10/2025
Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit: Nuk i meritoj 20 vite burg

Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit: Nuk i meritoj 20 vite burg

20:47 | 30/10/2025
Senati i Italisë miraton Reformën në Drejtësi, hap rrugën për referendumin vendimtar

Senati i Italisë miraton Reformën në Drejtësi, hap rrugën për referendumin vendimtar

20:45 | 30/10/2025
“Ky qytet është i yni”/ Binaj takim në zonën e “Myslym Shyrit”: Qytetarët janë zëri i tij

“Ky qytet është i yni”/ Binaj takim në zonën e “Myslym Shyrit”: Qytetarët janë zëri i tij

20:16 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com