Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Cilat janë fatkeqësitë natyrore që godasin më shpesh vendin tonë

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Cilat janë fatkeqësitë natyrore që godasin më shpesh vendin tonë

Parashikimet klimatike afatgjata projektojnë për Shqipërinë një rritje të temperaturës mesatare vjetore me 5°C dhe pakësim të reshjeve me 15% deri në fund të këtij shekulli.

Por ajo çfarë është më e rëndësishme, këto parashikime projektojnë më shumë ngjarje të motit ekstrem në të ardhmen që do të thotë përmbytje më të shpeshta, më shumë periudha thatësire dhe valë nxehtësie.

Rikujtojmë se trajtimi i çështjeve të ekstremeve klimatike në territorin e Shqipërisë ka në fokus fatkeqësitë natyrore më të shpeshta dhe me koston më të lartë për shqiptarët.

Sigurisht që kostoja më e lartë e një fatkeqësie natyrore është humbja e jetës njerëzore, por në kushtet e një ekonomie të dobët, është shumë e rëndësishme edhe mbrojtja e pasurisë dhe ekonomisë së një vendi.

Fatkeqësitë natyrore që godasin më shpesh Shqipërinë janë tërmetet të cilat mbajnë 18% të rasteve me fatkeqësi natyrore, por janë përmbytjet që zënë 2-fishin e peshës.

Janë fatkeqësitë natyrore me origjinë hidro-meteorologjike, si reshje intensive, përmbytje, thatësira, valë nxehtësie dhe zjarre, të cilat rrjedhin prej ndryshimeve klimatike dhe përbëjnë mbi 60% të të gjitha rasteve të fatkeqësive natyrore në territorin e Shqipërisë.

Përmbytjet njihen si fatkeqësia natyrore më “popullore” në të gjitha vendet Mesdhetare, edhe Shqipëria përballet të paktën 1 herë në vit me përmbytje të shkallës lokale por mjaft shpesh, përmbytjet zaptojnë disa qarqe njëherësh duke paralizuar për disa ditë apo edhe javë, aktivitetin njerëzor dhe ekonomik në zonat e përmbytura.

Dëmet që përmbytjet kanë shënuar në humbje jetësh njerëzore, fatmirësisht për Shqipërinë kanë qenë të pakta, por dëmet në ekonomi, çdo vit e më tepër prodhojnë fatura të larta financiare për familjet, bizneset dhe buxhetin e shtetit.

Korriku sapo ka nisur dhe temperaturat e larta janë shkaktare të zjarreve në përgjithësi, veçanërisht të zjarreve në pyje dhe kullota.

Klima e mesdhetare, së cilës i takon edhe Shqipëria, karakterizohet nga verë e gjatë dhe e nxehtë, me periudha të gjata thatësire dhe temperatura të larta.

Pas vitit 2000, temperaturat e muajve të verës kanë regjistruar deri 40 gradë Celsius, madje ka edhe ditë kur temperaturat në zonat urbane e tejkalojnë këtë vlerë termike.

Janë pikërisht këto ditë me temperatura të larta, të cilat bëhen shkaktare të zjarreve në masivet pyjore, fenomen i cili është kthyer në një rrezik të madh për jetën dhe pasurinë e popullatës por edhe në një shfarosësh të florës dhe faunës në shumë zona të Shqipërisë.

Nëse do i shtojmë zjarreve natyrore edhe numrin jo të vogël, të zjarrvënies së qëllimshme, dëmet bëhen të pallogaritshme për shkak të dëmtimit të zinxhirit prodhues nga agro-bujqësia në blegtori dhe në prishjen e ekuilibrave të ekosistemit.

Në 2 dekadat e fundit numërohen qindra vatra zjarresh në pyje ku vlen të veçohet viti 2017 i cili ka regjistruar mbi 300 vatra zjarri në të gjithë vendin.

Si një vend me rrezik të lartë ndaj fatkeqësive natyrore, Shqipëria shpesh është gjunjëzuar përballë forcave të natyrës.

Frekuenca e lartë e goditjeve të natyrës kërkon struktura të forta dhe buxhete të larta për menaxhimin e fatkeqësive të natyrës.

Deri në vitin 2019, fatkeqësitë natyrore janë menaxhuar nga Drejtoria e Emergjencave Civile, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, të ndihmuara nga Forcat e Armatosura ndërsa aktualisht, është krijuar Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile pranë Ministrisë së Mbrojtjes, e cila bën politikat e reduktimit të riskut dhe njëkohësisht është koordinatore e mbrojties civile. /A2

Tags: fatkeqesi natyroreKlimashqiperi

TË LIDHURA

Defekt në rrjet, ”Komuna e Parisit” mbetet pa ujë
Aktualitet

Defekt në rrjet, ”Komuna e Parisit” mbetet pa ujë

21:17 | 03/09/2025
Tragjedi në Greqi: Një grua u gjet pa shenja jete pas lindjes në apartamentin e saj, ndërsa edhe e porsalindura humbi jetën
Aktualitet

Tragjedi në Greqi: Një grua u gjet pa shenja jete pas lindjes në apartamentin e saj, ndërsa edhe e porsalindura humbi jetën

20:53 | 03/09/2025
Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagasen dy persona
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagasen dy persona

19:12 | 03/09/2025
Next Post
Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” atasheun ushtarak italian

Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” atasheun ushtarak italian

John Bolton bën deklaratën e fortë për Kosovën dhe Serbinë

John Bolton bën deklaratën e fortë për Kosovën dhe Serbinë

Avdullah Hoti: Ja çfarë kërkojmë nga dialogu me Serbinë

Avdullah Hoti: Ja çfarë kërkojmë nga dialogu me Serbinë

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans
Bota

Jo vetëm në Çikago, Trump gati të dërgojë gardën kombëtare dhe forcat federale të sigurisë edhe në New Orleans

by mirseda
22:45 | 03/09/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur të mërkurën mundësinë për të urdhëruar vendosjen e Gardës Kombëtare...

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

22:24 | 03/09/2025
Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

Hamasi paraqet kushtet: Gati për një marrëveshje globale dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite

22:12 | 03/09/2025
Shkak lëndimet nga lufta 2-vjeçare në Gaza, të paktën 21 mijë fëmijë palestinezë jetojnë me aftësi të kufizuara

Shkak lëndimet nga lufta 2-vjeçare në Gaza, të paktën 21 mijë fëmijë palestinezë jetojnë me aftësi të kufizuara

21:50 | 03/09/2025
Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran

Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Takon do ta shohim në këtë ekran

21:34 | 03/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com