Një çift nga Hungaria, pasi kishin dalë për të eksploruar zonat dhe shtigjet në Llogara dhe Karaburun mbrëmjen e sotme, kanë parë se kanë humbur rrugën në këtë zonë dhe kanë lajmëruar për ndihmë. Ndërkohë, autoritetet në Vlorë kanë nisur kërkimin për gjetjen e tyre.
Mësohet se kontaktin e fundit e dhanë te qendra e vizitorëve në Radhim, por ende nuk janë gjetur. Punonjës së qendrës së vizitorëve kanë dalë në pyllin e Llogorasë për t’i gjetur.
Pa shoqërues, është e rrezikshme për turistët që të dalin vetëm në shtigje të panjohura, pasi e kanë të vështirë që të mund të gjejnë rrugën e kthimit, e kjo bën që ata të humbasin.