Champions sot 21:00/‘Galaktikët’ presin ‘perëndeshën’ italiane, priten emocione

Reali i Madridit do të kërkojë të rezervojë vendin e vet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve mbrëmjen e sotme kur të mirëpresë Atalantën për ndeshjen e dytë të fazës së 1/16-ave.

‘Los blankos’ vijnë me një epërsi të lehtë përpara ndeshjes në Madrid, pasi kanë regjistruar një fitore 1-0 kur të dy ekipet u takuan në ndeshjen e parë më 24 shkurt, me golin e Ferland Mendy-t që shënoi në fund të kohës së rregullt për klubin spanjoll.

Atalanta është më se e aftë ta bëjë ndeshjen e së martës jashtëzakonisht të vështirë për Realin, por është e vështirë të shikosh eleminimin e vendasve sot. Skuadra e Zidanit ka rikuperuar një sërë lojtarësh kyç në një fazë jetike të sezonit.

Formacionet e mundshme:

Reali i Madridit: Courtois; Varane, Ramos, Nacho; Vazquez, Modric, Valverde, Kroos, Mendy; Rodrygo, Benzema

Atalanta: Sportiello; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, de Roon, Pasalic, Gosens; Ilicic, Pessina; Muriel