E diel, 16 Janar, 2022
15.5 C
Tirana

NASA publikon tingujt e parë të regjistruar në Mars

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka publikuar një regjistrim audio të erërave marsiane dhe tingullin e një lazeri drejtuar një shkëmbi. Ato u regjistruan nga sonda Perseverance, ndërsa filloi për herë të parë të përdorë instrumentat e saj shkencorë të sofistikuar.

Regjistrimet, të publikuara nga NASA të mërkurën, u bënë nga instrumenti SuperCam i sondës, i krijuar nga bashkëpunimi mes Laboratorit Kombëtar Los Alamos (ILANL) në New Mexico dhe agjencisë hapësinore franceze, Qendra Kombëtare e Studimeve Hapësinore (CNES).

Instrumenti është montuar në direkun e sondës dhe përmban një kokë 5.6 kilogramëshe me sensorë që mund të kryejë pesë lloje analizash për të studiuar gjeologjinë e Marsit dhe për të ndihmuar shkencëtarët të zgjedhin se nga cilët shkëmbinj duhet të merren mostra në kërkim të shenjave të jetës.

Sonda lëshoi impulse lazeri në një shkëmb rreth tre metra larg, të cilat mund të dëgjohen në regjistrime si tinguj klikimi. Shkencëtarët do të jenë në gjendje të studiojnë ndryshimet në intensitetin e tingujve për të dhënë informacion në lidhje me strukturën fizike të objekteve dhe nëse ata janë kandidatë të mirë për analiza më nga afër.

Regjistrimet janë pjesë e kontrolleve të integritetit të sistemit që kryhen për t’u siguruar që të gjitha instrumentet funksionojnë siç duhet.

Që kur sonda Perseverance, me madhësinë e një automobili, zbarkoi në Mars më 18 shkurt, ajo ka kryer kontrolle për të gjitha sistemet dhe nënsistemet e tij. Të dhënat e hershme nga testet e instrumentit SuperCam – përfshirë tingujt nga Planeti i Kuq – kanë qenë intriguese.

Shkencëtarët shpresojnë të gjejnë gjurmë biologjike të ngulitura në mostrat e mbetjeve antike që sonda Perseverance do të nxjerrë nga shkëmbinjtë marsianë për analiza të ardhshme kur të jenë marrë në Tokë. /Zëri i Amerikës/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...