Të martën starton edicioni i ri i kompeticionit më të ndjekur të futbollit UEFA Champions League. Do të jenë dy ndeshjet e Grupit B ato që do të hapin siparin e sezonit 2018-2019, ku Interi do të presë Tottenhamin, ndërsa Barcelona do të përballet me PSV në orën 18:55. Më poshtë ju sjellim disa nga statistikat më interesante të këtij kompeticioni:
Lojtarët
Më shumë paraqitje:
89 – Iker Casillas (Real Madrid, Porto)
80 – Xavi Hernandez (Barcelona)
78 – Cristiano Ronaldo (Manchester United, Real Madrid)
Golashënuesi më i mirë:
60 – Lionel Messi, Cristiano Ronaldo
40 – Karim Benzema
Messi ka përqindjen më të lartë të golave të shënuar për ndeshje, 60 gola në 63 ndeshje, 0.95 për ndeshje.
Më shumë gola në një ndeshje:
5 – Luiz Adriano (BATE Borisov 0-7 Shakhtar, 21/10/14)
Më shumë gola në një fazë grupesh:
11 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid, 2015/16)
Goli më i shpejtë :
10.96 sekonda, autori: Jonas (Valencia 3-1 Leverkusen, 01/11/11)
Autogoli më i shpejtë:
2:09 minuta – autori: Inigo Martinez (Manchester United 1-0 Real Sociedad, 23/10/13)
Tripleta më e shpejtë:
8 minuta – Bafetimbi Gomis (Dinamo Zagreb 1-7 Lyon, 07/12/11)
Lojtari më i ri:
16 vite e 87 ditë – Celestine Babayaro (Steaua Bucuresti 1-1 Anderlecht, 23/11/94)
Shënuesi më i ri:
17vite 195 ditë – Peter Ofori-Quaye (Rosenborg 5-1 Olympiacos, 01/10/97)
Lojtari më i vjetër:
43 vite 253 ditë Marco Ballotta (Real Madrid 3-1 Lazio, 11/12/07)
Golashënuesi më i vjetër:
38 vite 59 ditë – Francesco Totti (CSKA Moskva 1-1 Roma, 25/11/14)
Klube
Klubi me më shumë pjesëmarrje:
23 herë – Barcelona*, FC Porto*, Real Madrid*
22 herë – Bayern*, Manchester United*
Më shumë pikë të grumbulluara (2 pikë për fitore në sezonet: 1992/93, 1993/94 & 1994/95):
285 pikë – Real Madrid
273 pikë – Barcelona
Më shumë gola të shënuar:
321 gola – Real Madrid
293 gola -Barcelona
Ka kaluar grupet më së shumti:
22 herë – Real Madrid
Ka kaluar grupin më shumë vite radhazi:
21 herë -Real Madrid (që nga sezoni 1997/98)
Ka dalë në krye të grupi më shumë:
19 herë – Barcelona
Ka mbyllur fazën e grupeve pa humbje:
11 herë – Barcelona
Më shumë fitore në një sezon të CHL:
6 fitore – AC Milan (1992/93), Paris Saint-Germain (1994/95), Spartak Moskva (1995/96), Barcelona (2002/03), Real Madrid (2011/12, 2014/15)
Më shumë barazime në një sezon:
6 – AEK Athina (2002/03)
Më shumë gola të shënuar në një sezon:
25 gola -Paris Saint-Germain (2017/18)
Më shumë gola të pësuar në një sezon:
24 gola – BATE Borisov (2014/15), Legia Warszawa (2016/17)
Më pak gola të pësuar në një sezon të CHL:
1 gol – AC Milan (1992/93), Ajax (1995/96), Juventus (1996/97, 2004/05), Valencia (2005/06), Liverpool (2005/06), Chelsea (2005/06), Manchester United (2010/11), Monaco (2014/15), Paris Saint-Germain (2015/16), Barcelona (2017/18)
Më pak gola të shënuar në një sezon:
0 gola – Deportivo La Coruna (2004/05), Maccabi Haifa (2009/10), Dinamo Zagreb (2016/17)
Mesatarja më e lartë e pikëve të fituara në grupe:
11 pikë -Spartak Moskva (1995/96), Barcelona (2002/03), Real Madrid (2014/15)
Ndeshjet
Më shumë gola të shënuar në një ndeshje:
12 gola – Dortmund 8-4 Legia Warszawa (22/11/16)
Fitorja më e thellë:
8-0 – Liverpool 8-0 Besiktas (06/11/07), Real Madrid 8-0 Malmo (08/12/15)
Barazimi me më shumë gola:
4-4 – Hamburg 4-4 Juventus (13/09/00), Bayer Leverkusen 4-4 Roma (20/10/15)
Rekordet e shteteve
Më shumë klube që kanë hyrë në fazën e grupeve:
87 herë – Spanja*
84 herë – Anglia
74 herë – Gjermania dhe Italia
Vendet që nuk kanë marrë pjesë kurrë:
22 vende – Shqipëria, Andora, Armenia, Bosnja & Hercegovina, Estonia, Ishujt Faroe, Maqedonia, Gjeorgjia, Gjibraltari, Islanda, Kosova, Letonia, Litenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Irlanda e Veriut, Irlanda, San Marino, Uellsi.