E martë, 20 Tetor, 2020
12 C
Tirana

Çfarë vjen pas Angela Merkelit?

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Nga Anna Sauerbrey, “The New York Times”

Nëse ka një leksion, që duhet mësuar nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Gjermani, ai është ky: Epoka e partive të mëdha, ka mbaruar. Të dyja partitë qeverisëse, si Kristiandemokratët e qendrës së djathtë, CDU, ashtu edhe Socialdemokratët e qendrës së majtë, SPD, të cilët aktualisht janë në një koalicion të madh nën udhëheqjen e kancelares Angela Merkel, pësuan humbje të mëdha.

CDU fitoi vetëm 22.6 për qind të votave, 7.5 për qind më pak sesa në zgjedhjet evropiane të vitit 2014. Socialdemokratët u paraqitën edhe më keq, duke rënë në nivelin e 15.8 për qind, me një rënie prej 11.6 për qind. Votuesit nga të dyja palët, e dhanë votën e tyre për të Gjelbrit, të cilët u renditën për herë të parë të dytët në një palë zgjedhje kombëtare.

Kjo prirje larg partive të mëdha të vjetra, nuk është e re. Por zgjedhjet evropiane, e bënë të qartë për të gjithë. Gjatë javës, udhëheqësit e të dyja partive, sinjalizuan se do të vazhdojnë rrugën që kanë nisur, duke mos ndërmarrë ndryshime në axhendat e tyre (deri më tani). Ato janë të vendosur të vazhdojnë të “vdesin”.

Ndërkohë, në të dyja kampet kanë nisur debatet brenda-partiake. Kreu i Socialdemokratëve, Andrea Nahles, dhe udhëheqësja e Kristiandemokratëve, Annegret Kramp-Karrenbauer, po sfidohen brenda vendit nga disidentët e pakënaqur me strategjitë e tyre.

Por edhe disidentët, që dëshirojnë të shohin liderë të rinj në krye të partive të tyre, nuk po e kuptojnë thellësinë e sfidës:Vendi dhe bota kanë ndryshuar, dhe që të dyja partitë nuk kanë arritur t’i përshtaten kohës. Ato kanë humbur në raport me angazhimin ndaj gjeneratës së ardhshme.

Ato nuk kanë arritur t’i përshtaten një mjedisi të ndryshueshëm të komunikimit. Dhe që të dyja palët, janë të kënaqura me “menaxhimin” e politikës, në vend se ta diktojnë atë.

Në pamundësi për të ndryshuar, ata kanë mbetur në vend-numëro. Marrim ndryshimet klimatike.

Gjermanët e njohin në shumicë, kërcënimin afat-shkurtër nga rritja e temperaturave globale. Ashtu si në shumë vende të tjera perëndimore, studentët gjermanë po protestojnë në rrugë çdo të premte, duke kërkuar që politikanët e tyre t’i përgjigjen kësaj sfide.

Por politik-bërësit gjermanë, duket se nuk kanë ndonjë ndjenjë urgjence, dhe vendi po mbetet shumë pas në synimet e tij për reduktimin e emisioneve të karbonit në atmosferë. Kanë ikur kohët, kur Gjermania pretendoi të ishte një lidere mbi këtë çështje në nivel global.

Kur krerët e shteteve evropiane u takuan në Rumani këtë muaj, presidenti francez Emmanuel Macron iu bashkua të tjerëve, duke propozuar një nismë për ta bërë Evropën pa karbon deri në vitin 2050. Merkel e përqafoi nismën, por refuzoi ta shtronte këtë çështje në qeverinë e saj.

Kjo është aktualisht taktika e politikës gjermane:shtyji problemet e botës për herën tjetër.

Lexo edhe :   Vala e dytë e virusit/ Merkel: Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe mos udhëtoni
Lexo edhe :   Vala e dytë e virusit/ Merkel: Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe mos udhëtoni

Një qasje e tillë, shpjegon edhe mbështetjen në rritje për të Gjelbrit; në mesin e votuesve nën moshën 60 vjeç. Këta të fundit, kanë mbështetur dikur masivisht si kristian-demokratët ashtu edhe socialdemokratët.

Paul Ziemiak, sekretari i përgjithshëm i CDU, tha se protestuesit e rinj mbi ndryshimet e klimës ishin “ideologë” të pavetëdijshëm për realitetet politike. Të tjerët i kritikuan ata pse braktisin shkollën për tubime të tilla. Dhe kur një i gjerman, kritikoi në YouTube koalicionin e madh, që video që u bë virale vetëm një javë përpara zgjedhjeve lokale, Kramp-Karrenbauer reagoi duke bërë thirrje për kufizimin e fjalimeve të tilla në internet.

Asgjë nuk e ilustron më së miri shkëputjen e partive të mëdha nga realiteti, se sa sjellja e tyre në prag të zgjedhjeve evropiane. Në vend se të merreshin seriozisht, madje edhe për një çast, me çështje të ngutshme si klima, Kina apo taksat e korporatave, udhëheqësit e tyre u morën me shumë më zërat nëse zonja Kramp-Karrenbauer, ishte apo jo në prag të një grushti partiak kundër Merkelit.

Fiksimi i tyre me 2 lideret kristiandemokrate, ofron një mjet për t’u arratisur nga realitetet e hidhura të botës, një ikje kjo e çuditshme, që ata po e praktikojnë edhe më me forcë pas zgjedhjeve evropiane. Arsyeja themelore për këtë gjë, është një frikë e përgjithshme e dramës, dhe një frikë e veçantë për prishjen e koalicionit qeverisës gjithnjë e më të brishtë.

Klasa politike gjermane, që doli nga vitet e krizës së emigracionit, është edhe më e ndrojtur politikisht se më parë. Votuesit gjermanë, duket se mendojnë shumë politikë-bërës, sapo janë rikthyer ne normalitetin e tyre.

Numri i votave në nivel kombëtar për të djathtën ekstreme të Alternativës për Gjermaninë, është ndalur. Është më mirë të mbahet një profil i ulët, dhe të hiqet dorë nga tema potencialisht përçarëse si ajo e mjedisit. Gjendja nervoze e apatisë në Gjermani, po zgjat prej 2 vitesh, që nga zgjedhjet e fundit parlamentare, pas së cilës u deshën rreth 6 muaj, që të dyja palët të bien dakord për një marrëveshje koalicioni.

“Qeverisja” që pasoi, u ndërpre nga një luftë e ashpër e brendshme midis Kristian Demokratëve, gjë që e dëmtoi udhëheqjen e tyre në kutitë e votimit, dhe përfundimisht e detyroi zonjën Merkel të dorëhiqej nga posti i saj si drejtuese e partisë. Dhe kjo po ndodh në kohën më të keqe.

Gjermania e drejtoi Evropën gjatë krizës financiare, dhe pastaj asaj të refugjatëve. Udhëheqja gjermane, kishte kritikët e saj por edhe gabimet e saj, por pa të kontinenti do të ishte një vend shumë më i keq.

Tani, duke u përballur me ndryshimet klimatike, dhe me një kërcënim gjithnjë e më të madh nga e djathta populiste, Evropa ka nevojë më shumë se kurrë për Gjermaninë. Por Gjermania nuk është kurrkund./ Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dentistja në Cërrik i heq dhëmbët e i lë punën në mes: Ke folur keq për mua

Emisioni “Stop” një ditë më parë transmetoi rastin e një stomatologu në Fier, që i hoqi nervat e dhëmbëve një pacienteje, që kërkoi të...

Prestigjozja “Arte” me dokumentar suksesi për “Fundjavë Ndryshe”

Prestigjozja "Arte" ka bërë një dokumentar për “Fundjavë Ndryshe”, duke dëshmuar punën e pakursyer të të rinjve vullnetarë dhe jo vetëm, të cilët kanë...

Pse si themi dot Ramës “ejvallah” për detin?

Nga: Andi Bushati Përtej shtendosjes miqësore dhe buzëqeshjeve në fytyrat e Ramës dhe Dendias, me shumë gjasë ajo që ndodhi gjatë vizitës së ministrit të...

Melania Trump anulon pjesëmarrjen në tubimin e Trump, zbulohet arsyeja

Melania Trump po vuan ende pasojat e koronavirusit. Për këtë arsye, Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, ka anuluar udhëtimin e saj për...

Rajoni i Alpeve gjermane futet në izolim

Një zonë e Alpeve në jug të Gjermanisë është futur në izolim total, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Landi Berhtesgadener, në kufi me Austrinë,...