pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetsezar casinomariobetroyalbetdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë po feston Edi Rama?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Andi Bushati

Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervëshkatërruese Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar. Ai ka arritur të realizojë votimet e 30 qershorit, përkundrejt kërcënimit se do t’ia prishnin ato. Ai, që sot e tutje, ka në dorë të gjithë pushtetin lokal, pasi mbretëron prej katër muajsh në një parlament një ngjyrësh.

Ai mund të mburret se nuk përkulet para asnjë lloj shantazhi dhe se i shmangu vendit precedentin e kërcënimit me mospjesëmarrje në zgjedhje.

Ai mund të përkëdhelë egon e vet, kur mendon se arriti të ndërtojë koalicionin më të pamundshëm ndonjëherë në histori, atë mes një partie politike, shtetit të vënë në shërbim të saj, botës së krimit dhe faktorit ndërkombëtar, që u renditën së bashku në njërën anë të llogores.

Natyrisht, për këto, ai ka të gjitha të drejtat e botës të thërrasë: fitore. Por triumfi i tij është një nga ato beteja të cilave nuk ke çfarë i feston.

Sepse pavarësisht shifrave zyrtare të këtyre votimeve (ku pjestarët e organizatës janë edhe votues edhe komisionerë edhe numërues edhe vëzhgues), ai provoi se sundon si pakicë në këtë vend.

Sepse, duke shtrirë në Shqipëri modelin e partisë ku mbretëron, ai organizoi një ndeshje pa garë dhe pa rivalë.

Sepse ai shpalosi, në sytë e të gjithëve, një lloj shteti që do ta kishin zili edhe tiranët më të mëdhenj të planetit, ku KQZ nuk pyet për dekretet presidenciale, ku policia i bindet vetëm urdhrit politik, ku Idajet Beqiri peshon më shumë se Gjykata Kushtetuese dhe ku zgjedhjet përfundojnë si gjithmonë me një “tërmet” të sigurtë.

Sepse ai, këtë 30 qershor, e mbylli ciklin e kapjes së gjithçkaje, që nga parlamenti monist, pushteti lokal, prokuroria, shërbimi sekret dhe presidenca, me të cilën sillet sikur të mos ishte.

Pra, në këtë kuptim, beteja e Edi Ramës është një nga ato të cilave fitimtari nuk i gëzohet dot. Pasi ajo nuk është një lojë që përfundoi duke zbatuar rregullat, por, duke i shaktërruar ato. Pasi ajo nuk qe një ngadhënjim brenda sistemit demokratik, por përpjekja e fundit për ta shembur atë.

Si e tillë, kjo fitore mbart mbi vete të gjitha risqet që mund të sjellë kapërcimi nga demokracia drejt regjimit. Ajo vërtet mund të prodhojë, ndoshta edhe për një kohë të gjatë, një lider të fortë dhe të pa kundërshtueshëm. Ajo mund përbëjë shtratin që Edi Rama ka ëndërruar gjithnjë për të përkundur ëndrrat e tij, atë ku ai është edhe profeti edhe polici edhe artisti edhe gardiani, edhe bamirësi edhe xhelati edhe sundimtari edhe rebeli.

Por, ashtu si tiranët që shemben veçse prej peshës së tyre, cikli që ka nisur prej të kësaj të diele, i ka hequr Edi Ramës mundësinë për të dalë nga loja me mënyrat elegante që të ofron pluralizmi.

Nga sot e tutje, ai do e ketë pothuajse të pamundur të largohet me zgjedhje për të vazhduar atë jetën e tretë, që aq shumë e ka propoganduar, qoftë me Koçon në Vuno, apo qoftë me Zahon në Surrel.

Duke u sjellë si anormal në pushtet, duke demonstruar një grykësi të pashoqe në ushtrimin e tij, ai e ka zhveshur veten nga një dalje normale nga skena.

Ashtu si çi ka marrë sot të gjitha, ai rrezikon nesër të humbasë gjithçka, qoftë edhe fizikisht.

Kjo është faza e re ku ka hyrë. Prandaj sado e madhe të duket fitorja e djeshme, ajo është një nga ato atë cilave fitimtari nuk i gëzohet dot, sepse para se të ndjellë triumf, ajo tenton të prodhojë makth.

 

Tags: ANDI BUSHATIramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Zgjedhjet/ Presidenti Meta foto nga plazhi, me vëzhguesit e votimeve

Dhuna ndaj gazetarit/ OSBE, apel autoriteteve për hetim të rastit

Berisha në selinë e PD, takim urgjent me Bashën







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Akuza për “spastrim etnik”, Kosova i kërkon Brukselit të rrisë presionin ndaj Serbisë

by mirseda
18:56 | 18/07/2026
0

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian një reagim më të ashpër ndaj deklaratave të ministres...

Kuvendi i parë i Protestës, mes tensioneve dhe nevojës për organizim politik

18:54 | 18/07/2026

Thasë me para në zyrën e ish-drejtoreshës së Postës, kamerat zbulojnë detajet e hetimit

18:51 | 18/07/2026

BBC për protestat në Shqipëri: Mijëra qytetarë kundër Ramës, Dua Lipa i cilëson frymëzim

18:43 | 18/07/2026

Blushi: “Ramaforma”, një mundësi vetëm për Ramën, vendimi i GJK s’e mbyll aferën

18:42 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com