Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Çfarë po e dëmton imazhin e Shqipërisë, hashashi apo gomat e djegura?

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Çfarë po e dëmton imazhin e Shqipërisë, hashashi apo gomat e djegura?

Gazetari i mirënjohur Flamur Vezaj ka shprehur revoltën e tij të hapur, lidhur me mesazhin kumbues që përçoi në një intervistë tenori Saimir Pirgu.

Tenori foli për impaktin dhe ndikimin që kanë ngjarjet aktuale në Shqipëri jashtë vendit, ku theksoi se imazhi që i bëhet Shqipërisë është shumë i rëndë dhe do t’i duhen 200 mijë shfaqje që të rikuperojë dëmin e një gome të djegur.

Vezaj shprehet se ajo që është më shqetësuese lidhet me faktin se Shqipëria është dhe vazhdon të etiketohet si parajsa e pastrimit të parave të paligjshme.

Për të, gomat e djegura nuk janë asgjë perballë reportazheve e kronikave nga Shqipëria për grupet e strukturuara kriminale, e trafikun e drogave.

Flamur Vezaj bashkohet me tenorin në një pikë, ku ka të gjithë të drejtën e tij për të reaguar, por kurrsesi nuk duhet ta bëjë me fjalët e Ramës, apo makinerisë propagandistike.

Statusi

“Gomat e djegura përballë hashashit!

Djegia e gomave në protestën e opozitës nga banoret e Unazës së Re, ia paskan prish imazhin Shqipërisë!!!! E për ta rregulluar kete imazh te dëmtuar ne arenën ndërkombëtare, KM u nis drejt Italise per ta rregulluar atë duke dal ne mediat e vendit fqinje me atlete (nuk po zgjatem te ato qe tha). Por jo vetëm KM, por edhe shqiptare te tjerë te suksesshëm paskan reaguar dhe qenkan mobilizuar te rregullojnë imazhin (qe mire bëjnë) disa me koncerte, disa me ndeshje futbolli, ca tjerë me takime me gazetar e ca duke dal ne media te ndryshme për te fol për Shqipërinë qe fal qeverise ka “lulëzuar”! Po shume mire bejne qe flasin për vendin e tyre se bëjnë detyrën ndaj vendit dhe kombit!

Por unë mendoje se këto gomat nuk janë asgjë përballe reportazheve e kronikave nga Shqipëria për grupet e strukturuara kriminale, trafikun e drogave apo edhe për me te fundit fare mbjelljen e Shqipërisë me hashash! E për këto tema, qe ne 2016 e ne vazhdim nuk ka televizion kombëtare, lokal, media e shkruar e radio te shumicës se shteteve te Evropës e  deri ne Dubai qe nuk kanë shkruar!!

Të gjithë kane pasqyruar mbjelljen e drogës ku disa media ndërkombëtare e cilësuan ketë masivitet mbjelljesh si nje “fenomen te lejuar ne heshtje nga qeveria” (pa fol për ish-ministrin e brendshëm i akuzuar si pjesëtare te grupit kriminal qe merrej me trafik te drogës)!! E veç kësaj, jo pak here Shqipëria është dhe vazhdon te etiketohet edhe si parajsa e pastrimit te parave te paligjshme!! Për te gjithë këto kronika, shkrime e reportazhe etj, qe ia bojatisen me te zeze imazhin Shqipërisë, si nuk reaguan njëherë këto shqiptaret e suksesshëm qe na qenkan mërzitur për gomat e djegura!??! Po ku ishit ju kur Shqipëria gjelbërohej nga hashashi dhe mediat ndërkombëtare grenin alarmin e sidomos ata italiane!? Gjithsesi keni te drejte te reagoni edhe me vonese por jo me fjalët e KM apo makinerisë se tyre propagandistike e cila akoma nuk ka rregulluar imazhin e vendit si prodhues me i madh i hashashit ne Evrope dhe po mundohet ta kaloje dëmtimin e imazhit te gomat e djegura te disa hallexhinjve qe duan me i nxjerr nga shtëpitë e tyre! Pa folur këtu per masivitetin e shqiptareve qe po largohen nga “mirëqenia e krijuar nga qeveria” dhe po kërkojnë azil ekonomik (etj) ne vende te ndryshme apo ky masivitet nuk quhet dëmtim imazhi per qeverisjen e “suksesshme” te Rilindjes!? Kështu qe reagoni e vazhdoni te kontribuoni për nje imazh te mire te shqiptarisë por mos lejoni qe imazhi dhe fjala juaj te përdoret nga politika për interesat e tyre te turpshme!

#suksese_ne_daljet_e_radhës#”, shkruan ai.

Tags: flamur vezajgomat e djeguraHashash

TË LIDHURA

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

11:25 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç
Aktualitet

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë
Aktualitet

Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

10:57 | 13/03/2026
Next Post
“Babalja”, Salianji: Më morën të pandehur se denoncova një trafikant

"Babalja", Salianji: Më morën të pandehur se denoncova një trafikant

Prokuroria ankimon vendimin për lirimin e ish të fejuarit të Elvana Gjatës

Prokuroria ankimon vendimin për lirimin e ish të fejuarit të Elvana Gjatës

“Opozita e re”/Gjuzi: Jam mik i Amerikës, sepse mbaj orën “Atlantic”

“Opozita e re"/Gjuzi: Jam mik i Amerikës, sepse mbaj orën “Atlantic”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

by mirseda
11:25 | 13/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të mbajë mesditën e sotme një konferencë për shtyp. Dalja publike e kreut...

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

11:22 | 13/03/2026
Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

10:57 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com