E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

“Opozita e re”/Gjuzi: Jam mik i Amerikës, sepse mbaj orën “Atlantic”

Një nga deputetët e ardhshëm të opozitës së re, Kujtim Gjuzi, ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka deklaruar se do të futet në Parlament dhe se ka mbështetje të ndërkombëtarëve.

Gjuzi tha se ka komunikuar me ndërkombëtarët, dhe se është mik i Amerikës, sepse mban në dorë një orë “Atlantic”. Ai tha ndër të tjera se Kuvendi nuk mund të lihet bosh, dhe se duhet bërë më shumë.

“Parlamenti nuk mund të lihet bosh, është gjakosur Parlamenti por ka vijuar të funksionojë. Unë ju kam certifikuar gazetarit tuaj, sms-të që kam, mund t’ju nxjerr dokumentet e komunikimit.

Ka thënë një ish ministër, që Gjuzi nuk ka telefon se ka borxhe. Kam komunikim me ambasadën britanike në Tiranë. Kam sms me këshilltarin më të lartë të OSBE. Jam mik i Ambasadës Amerikane, jam edhe mik i Amerikës se mbaj orën Atlantic”, u shpreh Gjuzi.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...