Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë “katranosëm” në Dhjetorin e 1990?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mentor Kikia

(Një veshtrim ndryshe mbi ditën që shënoi ndryshimin e historisë)

Nuk dua t’ia zbeh aspak rëndësinë historike asaj që nisi në 8 Dhjetor 1990, e që u shndërrua në një revoltë popullore që çoi në ndryshimin e sistemit politik në vend.

Por, pas kaq vitesh, dua të tregohem më i ftohtë në arsyetim, dhe për ta parë më realisht. Mbi të gjitha, për të parë jo vetëm atë që bëmë, por mbi të gjitha, atë që nuk bëmë.

Ja një pjesë e dialogut të studentëve në takim me Ramiz Alinë, në ditën e 3 apo të 4 të protestave.

……………

Studentët: Shoku Ramiz, ne duam pluralizëm politik

Shoku Ramiz: Ja ku e keni këtu, Komiteti Qëndror e ka marrë vendimin për ta lejuar

Studentët: Duam të bëjmë parti shoku Ramiz

Shoku Ramiz: Patjetër, bejëni parti, shoqatë çfarë të doni, regjistrojeni në Ministrinë e Drejtësisë dhe hyni në garë.

Studentët: Ju duhet ta mbështesi këtë lëvizje demokratike shoku Ramiz.

Shoku Ramiz: Kjo duhet mbështetur me të gjithë forcat, demokratizimi i jetës së vendit, duhet mbështetur me të gjitha mënyrat. Ne do ta mbështesim. Por duhet të bëni pak durim…

…………………..

Dhe kështu lindi demokracia në Shqipëri. Shoku Ramiz e shkruajti në letër dhe ja, Shqipëria u bë Demokratike.

Shqipëria ishte vendi i fundit ku ra komunizmi. Qeveria e komunisteve kishte falimentuar ndërkohë. Prej të paktën një 5-vjeçari, populli ishte në kushtet e urisë. Por askush nuk belbëzonte. Të gjithë barktharë, të gjithë ta gatshëm të spiunonim njëri-tjetrin kush fliste. Ishte krijuar njeriu i ri, i modifikuar mendërisht. Por, pas vrasjes së çiftit Çaushesku në Rumani, në lagjen “Bllok” të Tiranës nuk kishte më gjumë dhe regjimi e negocioi fundin e tij, për të shpëtuar lëkurën. Regjimi u ul në tavolinë dhe dhe tha: Doni pluralizëm politik? Ja ku e keni. Madje hajdeni ta bëjmë së bashku demoracinë. Dhe ne u gëzuam.

Ne nuk e rrëzuam komunizmin, ne i kërkuam leje atij që të jemi edhe ne në garë. Komunizmi nuk u përmbys, ai u transformua pasi kishte rënë e kishte falimentuar. Kjo shpjegon edhe faktin që zgjedhjet e para pluraliste i fituan sërish komunistët. Në asnjë vend të Europës Lindore, presidenti i fundit komunist nuk ishte edhe presidenti i parë demokrat.

Konvertimi më pas u zyrtarizua kur PPSH u shndërrua në PS e tipit europian dhe shumë komunistë u konvertuan në antikomunistë dhe mbushën partitë e tjera.

E gjithë çfarë ndodhi më pas ishte me regji qëndrore. Komunizmi më i egër në Europë, ra në mënyrën më paqësore në Europë.

Ne nuk u ndamë dot nga komunizmi, dhe për tri dekada vazhduam të akuzojmë njëri-tjetrin si komunistë. Por në vend të komunizmit, shkatërruam ekonominë dhe pasuritë publike të vëna në kohën e komunizmit.

Për 3 dekada miratuam pa fund ligje për largimin e komunistëve, largimin e spiunëve të Sigurimit, dënimin e krimeve të komunizmit, distancimin nga krimet etj etj, por nuk bëmë asnjëherë asgjë, sepse në themel ishte vetë komunzimi i modifikuar genetisht, duke prodhuar një mutacion edhe më të rrezikshëm. Komunizmi ishte bërë regjimi i korrupsionit dhe zhvatjes.

Bëni durim – tha Shoku Ramiz 31 vjet më parë – do kohë ajo punë.

Dhe ne jemi duke duruar Shoku Ramiz…..

Tags: Komiteti Qëndrormentor kikiaPPSHramiz alia

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Lëvizjet e radhës së Biden në ‘ndeshjen’ gjeopolitike me Kinën dhe Rusinë

Indi/ Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, mes 13 viktimave nga rrëzimi i helikopterit

Kosova dhe Shqipëria të gatshme të luftojnë në Ukrainë krah SHBA-së







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Nga beteja me kancerin kur ishte vetëm 18 muajsh te Botërori, kush është ylli 23-vjeçar

by mirseda
13:16 | 10/06/2026
0

Jayden Nelson ka kaluar një nga sfidat më të vështira të mundshme në jetë, duke u diagnostikuar...

Konferenca e Kryetarëve, Balla i përgjigjet deputetes së PD Zogjtë e bufit duan të duken si flamingo

12:44 | 10/06/2026

Mungesa e avokatëve shtyn seancën për Veliajn, gjykata pezullon afatet e paraburgimit

12:34 | 10/06/2026

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për dy vëllezërit

12:22 | 10/06/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

11:56 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com