E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Kosova dhe Shqipëria të gatshme të luftojnë në Ukrainë krah SHBA-së

Me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të shqetësuara gjithnjë e më shumë për një grumbullim të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën, disa vende të Ballkanit tashmë po ofrojnë shërbimet e tyre në çdo përgjigje të mundshme të udhëhequr nga SHBA-ja, ndaj një pushtimi të mundshëm rus.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, do të bisedonin të martën; Ursula Von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, paralajmëroi se çdo “agresion” rus kundër Ukrainës nuk do të mbetet pa përgjigje.

“Ne do t’i përgjigjemi çdo agresioni të mëtejshëm, duke rritur dhe zgjeruar sanksionet ekzistuese”, tha Von der Leyen.

Ndërsa SHBA-ja dhe NATO-ja duket se nuk ka gjasa të bëjnë një përgjigje të madhe ushtarake ndaj një pushtimi të mundshëm rus të Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha se ishte e gatshme për të ndihmuar.

“SHBA-të, si aleati ynë strategjik kryesor dhe i pazëvendësueshëm, i dinë më së miri aftësitë dhe kapacitetet operacionale të Forcave të Sigurisë së Kosovës, dhe nëse vlerësojnë se mund të angazhohen kapacitetet tona, siç jemi zotuar gjithmonë, do të jemi të gatshëm të jemi përkrah tyre. Në çdo operacion në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, tha për BIRN kolonel Sefer Isufi, Shef i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, duke vënë në dukje se forcat e Kosovës kishin “marrë pjesë aktive” me NATO-n në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani.

“Kudo që janë SHBA-të, aty është edhe Kosova!”, ka thënë Isufi.

Kosova nuk është anëtare e NATO-s, sepse 4 nga 30 shtetet anëtare të aleancës perëndimore – Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Greqia nuk e njohin si të pavarur.

Lexo edhe :   Kosovë/Masat që pritet të hyjnë në fuqi nesër

Shqipëria, e cila u bashkua me NATO-n në 2009, ka lënë të kuptohet gjithashtu se është e gatshme të marrë pjesë në çdo mision të ardhshëm të NATO-s në Ukrainë.

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të mbështesin çdo vendim që marrin SHBA-ja dhe NATO-ja”, tha të hënën koloneli i Forcave të Armatosura Ardian Lulaj për Report TV me bazë në Tiranë.

Lexo edhe :   Kosovë/Masat që pritet të hyjnë në fuqi nesër

“Nëse kërkohet, ne do të bashkohemi sepse pjesëmarrja në NATO nuk ka të bëjë vetëm me marrjen, por edhe me dhënien”, tha ai. “Ju siguroj se ushtarët janë gjithmonë gati”.

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë të dy anëtarë të NATO-s, por nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN-it në lidhje me situatën në Ukrainë.

Burimi i lajmit: balkaninsight. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...