Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë është jeta në Shqipëri? Diçka që ta merr dikush në një bar

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Opozita si instrument i prishur

Nga: Enton Abilekaj

Pavarësisht të gjithave, në Atdheun tonë mund të ulesh në një bar, të ndihesh i përkëdhelur nga natyra që lëshon një fllad të lehtë mbi flokët e tu, mbi pendët e pëllumbit që luan me shatërvanin apo mbi trëndafilat shumëngjyrësh që të rrethojnë. Je gati të harrosh, të falësh, të pranosh, të përshtatesh…. Deri kur dikush vendos të të kundërshtojë dhunshëm, me një buqetë krismash 5 metra larg teje. Je vetëm një qenie e lebetitur, inferiore ndaj shpendit me fat që iku me shpejt dhe më larg, pa kuptuar ç’ ndodhi, pa keqardhje për ata që la mbrapa.

Pasi paniku i lë vendin frikës së shoqëruar me një traumë të fortë, tenton të bindësh veten që je ende në gjendje të kryesh veprime normale. Kthehesh në vendin ku i plagosuri rëndë është ende duke luftuar për jetën. Lumi i kuq ndan, ti ngjan si Rubikoni që ai ka kaluar për të mos u kthyer më. Hedh sytë edhe një herë nga tavolina jote, për të matur distancën e sigurisë nga plumbat dhe e quan veten me fat. Aty vazhdon të jetë një çantë. Është e jotja, nuk e ka marrë askush. Çanta nuk kërcënohet sa jeta në këtë kohë.

Dikur ishte koha e telefonave dhe çantave të mbajtura pa kujdes nëpër tavolina lokalesh. Një djalë me barkun dhe xhepat bosh, i rrembente në vrap e sipër. Drama e humbjes zgjaste disa ditë. Trauma e momentit kur i panjohuri të rrëmbente sendet me vlerë të shoqëronte për shumë kohë. Sot çantat dhe celularët injorohen nëpër tavolina bosh. Ushtarët e krimit hyjnë serbes për të marrë jetën, me lehtësinë e një çante. Ai vegim i frikshëm me buçimën e krismave nuk e ka luksin të zgjasë për shumë kohë, se duhet te jesh gati për rrëmbimin tjetër. Rrëmbimin e jetës që vlen më pak se telefoni dhe çanta. Është koha kur kupton se je përballë një ushtrie që ka pushtuar çdo centimetër të Atdheut dhe çdo qelizë të qetësisë tënde.

Është koha kur krimi donimon shoqërinë, punëson njerëz, pastron paratë nëpër kulla në mes të qytetit, përpara syve tanë, kontrollon politikën dhe nëpërmjet saj policinë dhe Drejtësinë. Kur paraja e lehtë ka zhvlerësuar çdo përpjekje për punë apo biznes të ndershëm. Vija ndarëse nuk ekziston më, krimi është shkrirë me shtetin, e dominon atë me paratë e paligjshme, bëhet frymëmarrje për ekonominë e degraduar që kontrollohet nga qeveria, bëhet ofertë për të rinjtë që nuk kanë as mjete jetese, as shpresë, as modele të së kundërtës. Ushtarët e krimit janë modelet e rinj, gjeneralët janë pushtetarët e vërtetë. Ata thonë që në Shqipëri nuk ka mafia, që atentatet mafioze që mbivendosen çdo ditë nuk janë ashtu siç duken, prandaj nuk jemi Siçilia. Atëherë le të gjejmë një emër tjetër për këtë vend ku kontrollin e ka krimi. Që të mos prishim emrin e Shqipërisë, nëse do të çlirohet një ditë.

Tags: barEnton Abilekajjetaopinion

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
”Do kërcasë automatiku”/ Babai i Alket Muhajt: Do marr hak për djalin e vetëm

''Do kërcasë automatiku''/ Babai i Alket Muhajt: Do marr hak për djalin e vetëm

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe i rrëmben vendin e parë. Ja përfitimet

Publikohen formacionet zyrtare/ Shqipëria me dy sulmues përballë Uellsit

Palmer: Marrëveshja, gjithçka për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia

Palmer: Marrëveshja, gjithçka për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com