E premte, 5 Mars, 2021
12 C
Tirana

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh Uashington, i cili u betua në zyrë. Sipas Arkivave Kombëtare të SHBA, Uashingtoni është i vetmi president i zgjedhur i SHBA-së që u përurua në 2 qytete të ndryshme –në NjuJork në vitin 1789, dhe Pensilvani në vitin 1793.

Në vitin 1801,presidenti Xhon Adams nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij Tomas Xheferson. Sipas të dhënave, ajo ishte gjithashtu hera e parë që presidenca transferohej tek pala kundërshtare.

Ashtu si i ati edhe djali i tij, Xhon Kuinsi Adams nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij Endrju Xhekson në vitin 1829. Dollej Medison, Zonja e Parë e presidentit Xhejms Medison, u bë Zonja e Parë që mori pjesë në një ceremoni përurimi në vitin 1809. Shumë vite më vonë, në vitin 1965 ishte hera e parë që Zonjës së Parë iu dha zyrtarisht një rol aktiv në ceremoninë e inaugurimit, kur Zonja Bërd Xhonson mbajti biblën e familjes gjatë betimit të bashkëshortit të saj Lindon Xhonson.

Kur presidenti Endrju Xhekson u përurua në detyrë në vitin 1829, ai mirëpriti 20.000 njerëz për të festuar me të në Shtëpinë e Bardhë. Sipas History.com, festa në një moment degradoi, kur të ftuarit thyen mobiliet dhe shumë sende me vlerë. Vetë Xhekson i shpëtoi kaosit duke dalë jashtë përmes një dritareje.

E ëma e tij nuk bënte shaka kur e paralajmëronte“Do të sëmuresh për vdekje!” kur dilte nga shtëpia pa marrë një pallto. Dhe dita kur presidenti Uillaim Herrison u përurua në vitin 1841 ishte shumë e ftohtë. Sipas History.com, presidenti i ardhshëm refuzoi të vishte pallto apo të mbante në kokë një kapele.

Pas ceremonisë ai këmbënguli të shkonte në Shtëpinë e Bardhë me kalë dhe jo me karrocën tradicionale. Vetëm një ditë pasi mori detyrën, ai u ftoh keq dhe vdiq disa ditë më vonë. Presidenti i 11-të i Shteteve të Bashkuara, Xhejms K.Polk, u betua më 4 Mars 1845.

Ceremonia e tij ishte e para në kohën e telegrafit, dhe përurimi i parë i njohur i paraqitur në një gazetë me foto. Më 4 mars 1865, afro-amerikanët morën pjesë për herë të parë në paradën e përurimit, kur Abraham Linkoln u betua në detyrë për mandatin e tij të dytë.

Tradicionalisht, presidentët kanë marrë pjesë në ceremonitë e marrjes së detyrë nga pasardhësit e tyre. Por në vitin 1869, Endrju Xhonson nuk mori pjesë në ceremoninë e përurimit të pasardhësit të tij Uliks Grant.

Lexo edhe :   Komandanti i Gardës në SHBA: Trupat u dërguan me 3 orë vonesë në Kapitol

Historianët thonë se të dy kishin një antipati reciproke ndaj njëri-tjetrit. Edhe pse modeli i makinës Ford Model T u prezantua për herë të parë në vitin 1908, presidentët preferonin udhëtimin tradicional me kalë dhe karrocë. Ishte Uorren Harding, presidenti i 29-të i Shteteve të Bashkuara, ai që e theu traditën në vitin 1921 kur zgjodhi të shkonte në ceremoni me një makinë.

Para përurimit të dytë, Kongresi Kontinental e emëroi 4 marsin si Ditën zyrtare të Përurimit. Ajo datë mbeti në fuqi deri në miratimin e Amendamentit të XX-të në vitin 1933, që emërtoi 20 janarin e orës 12 të mesditës si datën e re zyrtare të përurimit.

Lexo edhe :   Kujt i duhet Presidenti folklorik?

Frenklin Ruzsevelt ishte presidenti i parë amerikan që u përurua në janar, në përurimin e tij të dytë në vitin 1937. Ai shërbeu për 3 mandate të plota si president, dhe u zgjodh edhe në të katërtin kur vdiq papritmas më 12 Prill 1945.

Pas vdekjes së tij, u miratua edhe Amendamenti XXII-të, që e kufizoi në 2 numrin e mandateve që mund të shërbejë një president. Ceremonia e parë e përurimit që u transmetua në televizion ishte ajo e presidentit Herri Truman në vitin 1949. Në vitin 1961, Xhon Kenedi u zgjodh presidenti i parë dhe i vetëm katolik i SHBA-së. Gjatë ceremonisë së përurimit të tij, podiumi mori flakë për shkak të një qarku elektrik.

Presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara, Ronald Regan, mban rekordin për ditët më të ngrohta dhe më të ftohta gjatë ceremonisë së përurimit. Në ceremoninë e tij të parë në vitin 1981, temperatura në Uashington ishte 13 gradë Celcius. Ndërsa gjatë përurimit të tij të dytë në vitin 1985, ishte minus 14 gradë Celsius.

Përurimi i dytë i Bill Klintonit në detyrë në vitin 1997, ishte i pari që u transmetua drejtpërdrejt në internet. Ceremonia e përurimit të Barak Obamës, mban rekordin për numrin e pjesëmarrësve në të. Më 20 janar 2017, ceremonia e inaugurimit të Donald Trump ishte e para që u transmetua direkt në Twitter. Ndërkohë ceremonia e 59-të e përurimit presidencial zhvillohet sot, ku do të betohet presidentin i zgjedhur Xho Bajden dhe zëvendëspresidentja Kamala Herris.

Burimi i lajmit: https://www.abc4.com/news/election/fascinating-facts-you-might-not-kno-about-inauguration-days-past

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...