Pas përgjimeve të reja të publikuara në media që implikojnë Habilajt në trafikimin e drogës më shumë detaje për hetimin e tyre ka dhënë gazetari italian Dario de Luca.
De Luca, i cili e ka ndjekur këtë zbuluar përgjigjet e Moisi Habilajt për hetuesit italianë kur është pyetur për lidhjen me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij, Habilaj ka pranuar lidhjen farefisnore me Tairin por ka theksuar se është shumë e largët.
Në një intervistë për “Real Story” De luc atha se Moisi Habilaj ka thënë se është e vërtetë që ka një lidhje farefisnore por është një lidhje shumë e largët. Gjithashtu ai është pyetur edhe për Audin e famshëm. Ai ka thënë se shitja i është bërë në të zezë vëllait të tij, pa një kalim pronësie të rregullt.
I pyetur nëse me makinë e blerë nga Tahiri ai ka kryer aktivitet që lidhet me trafikun e drogës, De luca tha:
“Nuk jemi në dijeni, i kanë bërë një pyetje specifike në lidhje me pronësinë e makinës, për mënyrën sesi kanë arritur Habilajt të marrin këtë automjet. Në lidhje me këtë, nuk e dimë nëse ka patur pyetje për përfshirjen e forcave të policisë shqiptare”
Ndërsa për sa i përket Nazer Seitit të cilësuar si financieri i Habilajve gazetari tha:
“Nga Italia ne e dimë se është kryer ekstradimi, por nuk kemi arritur në këtë javë të kuptojmë se kush është avokati i tij. Ajo që dimë është se ai ka vendosur t’i nënshtrohen marrjeve në pyetje. Por Nazer Seiti nuk është përfshirë në dosjen e Habilajve, që janë vetëm tre shqiptarë. Kjo do të thotë që Nazer Seiti mund të jetë pjesë e një tjetër hetimi. Nëse ky hetim do shkojë në nivel më të lartë nuk e dimë. Por varet se çfarë do thotë Sebastiano Sardo nga Siçilia që bashkëpunonte me bandën e Habilajve”
Ai tha gjithashtu se nuk ka informacione nëse do të përjashtohet nga hetimi Tahiri dhe për këtë arsye nuk mund të përgjigjet.