E shtunë, 4 Korrik, 2020
28 C
Tirana

“Çfarë bëri Turi?”/ Ekspertja e hartimit të testeve zbulon enigmën që çoi në ‘revoltë’ maturantët

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Favore seksuale për t’i kthyer mjetin, arrestohen dy zyrtarë policie

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Tiranë janë arrestuar, pasi akuzohen se në këmbim të dorëzimit të automjetit të sekuestruar në pronësi të një...

Shqetësim në Spanjë, rikthehen masat e izolimit

Qytetarët në Spanjë kanë filluar që të shqetësohen sërish nga koronavirusi. Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur ndjeshëm ndërkohë në një zonë...

Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete

Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, në hyrje të Lezhës. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...

Del nga rruga mjeti në Tiranë/ Ndërron jetë pasagjeri, shoferi në spital

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet,...

Specialistja e Arsimit, Adriatike Lami ka komentuar pyetjen e ‘famshme’ “Çfarë bëri Turi?, e cila revoltoi më shumë maturantët dhe që u shpërnda më pas në rrjet.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Lami e cilësoi këtë pyetje të pamatshme ndërsa shtoi se paragrafi nuk përmbante peshë.

Sipas saj, përgjigja e saktë në të dhënat zyrtare ishte alternativa D, ndërsa për të do të kishin qenë të gjitha.

“Unë e kam lexuar atë pyetje. Për mua është një nga pyetjet më të pamatshme, që nuk e ka përgjigjen të gjatë, të dukshme. Unë them mund të ishte: A, B, C, D. Por më duket se D-ja është, kështu u tha në raportin zyrtar. Problem është zgjedhja e fragmentit, është paragraf që nuk mban peshë. Maturantët, fëmijët tanë nuk duhet të ishin atje të ulur në asfalt, por në shtëpi duke mësuar”, tha ajo.

Adriatike Lami u shpreh se poezia e Lasgush Poradecit edhe mund të ishte shmangur nga testi për këtë vit.

“Ajo që dua të them se qendra e shërbimeve arsimore, ku prodhohen testet arsimore, është vendi ku shteti ka investuar më shumë. Pritej që para daljes së testit kombëtar, për Letërsinë dhe Gjuhën shqipe, duhet të zbatoheshin disa parime, ku të dëgjoheshin dhe grupet e interesit. Këtu e shoh kleçkën, se testi i standardizuar i Gjuhë-Letërsisë duhet të ishte mbi programet ku bazohet shkolla. Duhet të jetë në harmoni me atë që jep testi kombëtar. Testi duhet të ishte shumë i qartë dhe transparent. Në momentin që ne flasim ende në MARS nuk është shpallur testi. Minimumi i transparencës është që të shpallet. Unë kam ndjekur me vëmendje dhe deklaratat e Ministrisë së Arsimit, ku nënkuptoje se do të merret pak me këtë gjë. Aty do të shohim se me sa pikë do të merret 9 apo dhe 10. Problemi i maturantëve është tek fakti se çfarë do të marrin. Si ishte testi?! Një nga parimet e hartimit të tij është transparenca dhe qartësia. E kam marrë testin të fotografuar. Po arrijë që ta kem në dorë. Ulem dhe e bëj vet testin. Këtë herë mu desh më tepër kohë për të arritur në fund të testit. Nuk e di nëse e kam bërë dhe unë të saktë testit. Tek pyetjet e Gjuhës përgjigjet janë më të matshme. Përzgjedhja e Iliadës dhe Lasgush Poradecit, i jep të drejtë hartuesve që të thonë se janë brenda programit. E shoh problemin tek dendësia e pyetjeve. Ka një parim në hartimin e pyetjeve të ndryshme. Lasgushi është një poet i jashtëzakonshëm, por i vështirë për t’u kuptuar nga nxënësit. Në këtë moment Lasgushi mund të ishte shmangur. Sa herë është vënë Lasgushi, nxënësit janë nxjerrë zbuluar. Në momentin kur u shpall se testi do të jetë me alternativa, do ishte mirë që të ishin shmangur zgjedhja e fragmenteve. Ndonëse kanë qenë të shkurta, kanë qenë shumë. Këto pyetje mund të ishin shmangur. Italianët e vënë Dante Aligerin çdo vit, pasi kanë font të pyetjeve. Kalohet nga një nivel i pyetjeve të nivelit të lartë tek ato të nivelit të ulët. Tekstet jo letrare janë fragmente që merren dhe nga përkthimet. Në momentin që doli testi provë, ka qenë jo më i thjeshtë. Pamja e parë e atij testi ishte më dashamirëse, i cili e goditi që në pjesën estetike të tij. Ka ardhur momenti që Letërsia mos të jetë ajo ‘delja e zezë’. Pasi janë 12 vite shkollë. Nxënësit më të mirë kanë frikë kur vjen testi i Letërsisë. Pata kontakte me nxënësit, të cilët thoshin se nuk kishin dëgjuar disa koncepte. Nuk kam qen pro që provimet e maturës të jenë porta për të hyrë në Universitet. U duk sikur këtë vit u hoq eseja, por aty ishin 2-3 pyetje që kërkonin shpengime teorike.”, pohoi ajo.

Pyetja “Çfarë bëri Turi?” që ra në testin e maturës:

“5. Lexoni paragrafin e mëposhtëm
Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.
Cila nga pyetjet e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për të kthyer barkën në nja pozicion te sigurt.
B) Ndërkohë, uji i ftohtë lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.
C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.
D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati përmbysi barkën.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pse të rinjtë po preken nga pandemia? Përgjigjet mjeku pneumolog

Mjeku pneumolog Arjan Mezini gjatë një interviste në “News 24” komentoi situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Ai iu përgjigj pyetjes se “pse të...

“Përplasje” mes Turqisë dhe Francës

Mosmarrëveshja midis Turqisë dhe Francës pas një konfrontimi në brigjet e Libisë po bëhet më e ashpër. Parisi largohet nga misioni i NATO-s "Sea Guardian”...

Historike! Si e zbuloi zhytësi kanadez minierën më të hershme nëntokësore

Revista e njohur “Science Advances”, e udhëhequr nga Brandi MacDonald nga Universiteti i Misurit, ka publikuar një artikull mjaft interesant! Bëhet fjalë për një zhytës...

Aksident në Vlorë, plagosen 2 efektivë policie

Së fundmi, ka ndodhur një aksident në Vlorë, ku për pasojë janë plagosur 2 efektivë policie. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa janë...

Pandemia/ Shënohet rekord i zi në Kosovë

Ditën e sotme është shënuar një rekord i zi nga koronavirusi në Kosovë. Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë...