E mërkurë, 30 Shtator, 2020
15 C
Tirana

“Nuk rikthehet izolimi”/ Kryeinspektorja: Dënim për të gjithë ata që shkelin masat

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga RENEA, ka treguar se si ka lindur konflikti me fqinjët. E...

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, Areti Beruka deklaroi se pavarësisht rritjes së numrit të infeksioneve nuk do të ketë rikthim të masave drastike të izolimit.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Beruka tha do të ketë dënime për të gjithë shkelësit e rregullave dhe nuk do të tolerohet asnjë. Sipas saj, numri i lartë i infektimeve lidhet pikërisht me mosrespektimin e masave.

“Rregullat janë shkelur, ndaj kemi pasur rritje të të infektuarve. Ne nuk jemi për kthimin mbrapsht, edhe në vendimin e djeshëm të Komitetit. Pra, nuk duhet të kthehemi te mbyllja, por te dënimi i mosrespektimit të masave. Nuk do të ketë tolerancë për shkelësit e rregullave”, tha ajo.

Intervista:

Vatrat na u bënë në spitale…
Rekomandimet tona kanë qenë për zbatimin e rregullave. Ata mund të jenë persona, që në jetë të përditshme mund të jenë analistë. Por nga stafi i kualifikuar gjithmonë ka pas respektim të kushteve sanitare dhe të protokolleve. Duhet të na mirëkuptoni, se kjo nuk është sfida e Inspektoratit të Shëndetësisë, as e stafeve, por e të gjithëve. Koha do ta vërtetojë nëse situata u menaxhua mirë apo jo.

Kemi raste në spitale…
Është neglizhuar respektimi i masave. I gjithë personeli mjekësor është i furnizuar me mjetet mbrojtëse. Mosrespektimi i rregullave sjell këtë rezultat. Mjekët janë me risk të lartë, pasi janë në kontakt me persona që mund të jenë të kontaminuar, por që nuk kanë shenja. Gjithmonë respektimi i masave mbrojtëse, maskë, dorezë, eviton përhapjen.

Duhet të rikthehemi sërish te masat?
Nuk është hequr asnjëherë nga ana e profesionistëve dhe ekspertëve respektimi i masave të distancimit fizik, përdorimi i maskave e dorezave, sidomos në ambiente të mbyllura. Bankat janë e vetmja strukturë, që nuk kanë devijuar në mënyrë kategorike nga protokolli. Ndërkohë shohim të kundërtën te bar-kafetë, restorantet. Nuk e di nga e kanë informacionin këto bar-kafe për të shërbyer në ambientet e brendshme, ndalohet kategorikisht. Lejohet vetëm jashtë shërbimi për kafe, bar e restorant.

Po i ndiqni dot rastet në mënyrë epidemiologjike, është e qartë situata?
Nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar nga profesionistët. Përkufizimi i rastit për tamponë nuk ka ndryshuar, me atë përkufizim rasti si në fillim vijojmë akoma të bëjmë gjurmimin. Por, meqë u shtuan rastet në spital, nuk u respektuan masat. Ditët e fundit është shtuar numri i tamponëve, në varësi të gjurmimit të rasteve. Hetimi epidemiologjik po vazhdon në mënyrë jashtëzakonisht të saktë.

Lexo edhe :   Infektohet me koronavirus/ Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, prej 3 ditësh në spital
Lexo edhe :   "Kisha një si djegie, sikur më kishin hedhur benzinë", gazetari Skëndaj tregon se çfarë përjetoi pas infektimit

Tani është përhapur kudo virusi?
Tirana ka qenë dhe vazhdon të jetë vatër, po ashtu Durrësi. Mosrespektimi i rregullave pikërisht këtë gjë do bëjë, do shtojë kontaminimin dhe rastet në spital. Tirana që në fillim të epidemisë ka qenë vatër, dhe me rastet më të mëdha. Shtimi i rasteve nuk mund të na çojë pafundësisht në shtim rastesh. Ne nuk jemi për kthimin mbrapsht, edhe në vendimin e djeshëm të Komitetit. Pra, nuk duhet të kthehemi te mbyllja, por te dënimi i mosrespektimit të masave. Nuk do të ketë tolerancë për shkelësit e rregullave.

Çfarë problemi kanë ata që i kemi tashmë të sëmurë?
70% e të sëmurëve janë shëruar. Nga 52 që janë në spital, 7 janë në terapi intensive dhe 1 i intubuar. Mjekët mund të tregojnë më shumë për gjendjen e tyre.

Po ata që janë në shtëpi si e kalojnë?
Janë asimptomatikë ose me simptoma të lehta dhe ndiqen nga mjeku i familjes. Ata trajtohen në shtëpi për temperaturën, dhimbjen e kokës, kollën, dhe këtë e ndjek mjeku i familjes.

Si e parashikoni situatën?
Mosrespektimi i masave na çoi në këto shifra. Kjo duhet të jetë sfidë jo vetëm e inspektorëve, policëve, tatimorëve në terren, apo personelit shëndetësor në spital, kjo është një sfidë e përbashkët. Kjo është sfidë e të gjithëve ne.

A kemi modele matematike se si parashikohet të shkojë kurba në vijim?
Periudha e inkubacionit varion nga 3-14-27 ditë. Kjo është një epidemi e paditur, kapriçoze. Modelet parashikuese të kurbës i bënë ISHP. Nuk mund të parashikojmë, kur kjo është një epidemi e re. Ne japim të dhëna, që pasqyrohen në mënyrë të përditshme.

Pse nuk liberalizohet testi serologjik?
Edhe konfirmimi për diagnozë vazhdon të jetë sipas përkufizimit të rastit. Ne vazhdojmë të gjurmojmë raste dhe kemi tamponë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...